Flash

Lubonja: Ambasadori Lu më bën për të qeshur...

Lapsi.al 7 November 2017
Lubonja: Ambasadori Lu më bën për të qeshur...

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar mbi deklaratën e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, sipas të cilit në janar do të nisë arrestimi i peshqve të mëdhenj. Sipas Lubonjës duhet të ketë veprim të shpejtë dhe nuk duhet pritur viti tjetër për të ndërhyrë.

“Këto deklarata më bëjnë për të qeshur sepse ne kemi ujkun përpara, Lu thotë gjurmët në vitin 2018. Ne kemi nevojë për veprim shumë të shpejtë dhe nuk e di se çfarë ka parasysh ai kur flet për ‘peshq’ të mëdhenj se ‘peshqit’ e mëdhenj, Tahiri dhe Rama janë aty”, - tha Lubonja për News 24.

I pyetur nëse e prish imazhin e qeverisë çështja ‘Tahiri’, analisti u shpreh se duhet të jesh miop të mos kuptosh se çfarë po ndodh me krimin dhe drogën në vend.

“Duhet të jesh miop për të mos kuptuar dhe parë se çfarë po ndodh në vend. Shumica e qytetareve e dinë se çfarë po ndodh me korrupsionin dhe me kanabisin. Ata e dinë se çfarë ka ndodhur me kanabisin. Do thoja papërgjegjshmëri. Edhe policia është e përfshirë në krim. Nuk di çfarë duhet në një vend normal. Imazhi i qeverisë është i zbuluar dhe perdja ka rënë komplet. Edhe pse është lakuriq qeveria, ne nuk kemi instrumentet e duhura për të zgjedhur institucionalisht këtë situatë. Lu thotë prisni 2018 dhe kjo është e tepërt mendoj”, tha Lubonja.

I pyetur nëse është koha për të zhvilluar protesta nga opozita, Lubonja u shpreh se ajo duhet të mbështesë drejtësinë.

“Unë mendoj se opozita në këtë situatë ku jemi duhet t’i japë mbështetje drejtësisë për të vepruar, por pa u bërë ata prokurorë. Këtu është e keqja se ne nuk kemi arritur të kemi drejtësi, por ngatërrojmë drejtësinë me politikën”, tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI