Flash

Vajza nga Tropoja letër Ramës, por kryeministri e dërgon te Berisha

Lapsi.al 7 November 2017
Vajza nga Tropoja letër Ramës, por kryeministri e dërgon te

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një letër të gjatë të një vajze nga Tropoja bashkë me shpjegimet e tij për çështjen e HEC-eve që po ndërtohen në lumin Valbonë.

“Dje ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte, ose ndoshta ishte e kushtëzuar që të ndodhte në mënyrë që unë t’u shkruaja ju. Dje morën një vendim zotëri, e dëgjuat? Dje vendosën “përfundimisht” ta shuanin Valbonën dhe lumin e saj. Nuk dua të them përfundimisht, prandaj dhe po e vendos në thonjëza, sepse nuk dua dhe as nuk do e besoj që nuk do ta dëgjoj më këngën e atij lumi. Ju, keni në dorë timonin apo jo?” – i shkruan vajza nga Tropoja, Ramës, por ky i fundit i thotë se vendimin e kanë marrë gjykatat.

“Timoni që unë kam në dorë nuk drejton gjykatat, e dashur vajzë nga Tropoja! Sepse gjykatat janë një pushtet tjetër, i pavarur siç i përcakton kushtetuta dhe i korruptuar siç i përcakton populli; opinion që unë e ndaj plotësisht. Timoni që unë kam në dorë drejton thjesht dhe vetëm shumicën qeverisëse” – shkruan kreu i qeverisë që kërkesës së vajzës për të bërë “diçka” i nxjerr përpara vendimet e ish-kryeministrit Berisha.

“Në fakt unë e kam bërë detyrën time, domethënë gjithçka që mund të bëja, për një projekt që të miratuar më parë nga dikush që fjalën Tropojë e ka dëgjuar shumë dekada para meje dhe Valbonën e ka shijuar mijëra e mijëra herë më shumë se sa unë. Në projektin e miratuar prej tij nuk ishin dy, sa janë sot, po katër HEC-e dhe plus një varg të tjerësh me radhë, bash 13 HEC-e(!) përgjatë Valbonës! Dhe këta katër, që kishin kry punë me shtetin me të gjitha letrat, ishte qeveria ime që i frenoi për t’i rishikuar, duke i reduktuar në dy në numër dhe transformuar në formë e përmbajtje; ndërkohe që vargut të 9 të tjerave nuk u janë dhënë letrat e fundit që u mungonin” – thotë ndër të tjera Rama.

“Dhe më besoni, janë shumë më të pranueshme se ç’ishin, edhe pse unë ato leje s’do t’i kisha dhënë kurrë (por as nuk i anulloja dot, sepse janë dhënë nga qeveria shqiptare e kjo, ligjërisht do të mjaftonte që në rast anullimi, HEC-et të bëheshin prapëseprapë - jo 2 po 13 - edhe shteti të merrte penalitet financiar, për mohimin po nga qeveria shqiptare të një të drejte të dhënë më parë)” –e mbyll Rama duke e “ngushëlluar” se Valbona tani e tutje “nuk do të jetë më virgjëresha që ishte, por jini e bindur, do të mbetet një shtojzovalle e mrekullueshme me dy nishane të pakuptueshëm në trupin e saj”.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI