Flash

“Kush i futi në politikë 4 peshqit e mëdhenj që përmendi Donald Lu sot?”

Lapsi.al 7 November 2017
“Kush i futi në politikë 4 peshqit e mëdhenj që

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama u shpreh se Donald Lu sot përmendi 4 ushtarë krimi në politikë dhe jo atë që i mori emrat e krimit dhe i bëri politikanë.

Reagimi i Luan Ramës në Facebook vjen pas fjalës që mbajti sot Donald Lu në prezantimin e projektit “Forca e ligjit”, ku përfaqësuesi amerikan përmendi Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Gentian Muhametin dhe Arben Frrokun si ‘peshq të mëdhenj’.

Në përfundim të postimit të tij Luan Rama shtron pyetjen:

‘Kush nuk e di që pas atyre emrave që përmendi ambasadori i nderuar nuk është kumbar kryeministri ynë?!’.

REAGIMI I LUAN RAMËS:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, duke folur sot në prezantimin e projektit “Forca e ligjit” në Ministrinë e Brendshme, përmendi edhe katër emra si shembullin e lidhjes së politikës me krimin!

Mirëpo ai përmendi vetëm katër nga emrat e ushtarëve të krimit, jo të shefit të tyre, të atij që i mori emrat e krimit dhe i bëri emra politikë! Kush nuk e di që pas atyre emrave që përmendi ambasadori i nderuar nuk është kumbar kryeministri ynë?!…

©LAPSI.AL

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI