Flash

Gazetari që intervistoi Zaganin, premton fakte bombë/ Çfarë e lidh Vangjush Dakon me bandat kriminale të Durrësit

Lapsi.al 7 November 2017
Gazetari që intervistoi Zaganin, premton fakte bombë/

Gazetari i kronikës Basir Çollaku, i cili ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet e dosjes Tahiri, ka lajmëruar një tjetër skandal që sipas tij do të dalë në dritë së shpejti. Ai, në një postim në facebook, thotë se një tjetër "peshk i madh" ka rënë në rrjetën e ndërkombëtarëve.

Çollaku në disa pyetje që ngre, dhe për të cilat premton se do të japë përgjigje shumë shpejt, i referohet kryebashkiakut të Durrësit dhe një prej njerëzve të rrethit të ngushtë të kryeministrit Rama, Vangjush Dakos.

Postimi i plotë

"Një peshk i madh bie në rrjetën amerikane… A janë lidhjet e tij me krimin e organizuar, shkaku? Cilat janë lidhjet e kryebashkiakut me bandat kriminale të Durrësit e veçanërisht me Lul Berishën? A është negociuar në zyrën e Dakos procedura e konfiskimit të pallatit tek UTV në pronësi të Lul Berishës, në 2010? Pse? Cili ishte roli i Dakos? Cili ish deputet i PS ka qenë ndërmjetës? Për këto e shumë të tjera, kam siguruar premtimin e një ish funksionari të lartë të kohës, përgjegjës për konfiskimin, për të folur. Me dëshmi, dokumenta dhe fakte, më në fund. Prisni, nuk keni parë gjë akoma. Saimir Tahiri do duket cironkë, pas kësaj. Së shpejti...".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI