Flash

Incidenti në Kuvend, reagon PD: Deputetët që sulmuan Salianjin janë me rekorde kriminale

Lapsi.al 7 November 2017
Incidenti në Kuvend, reagon PD: Deputetët që sulmuan Salianjin

Pas incidentit të ndodhur sot në Kuvend mes deputetëve të PS-së, Pjerin Ndreu e Paulin Sterkaj dhe deputetit demokrat Ervin Salianji, ka reaguar Partia Demokratike. Në një deklaratë të shpërndarë për media, PD thotë se Salianji u sulmua nga deputetë me rekorde kriminale. Më poshtë deklarata e plotë e PD.

Partia Demokratike dënon me forcë kërcënimin ndaj deputetit Ervin Salianji, që bënë sot në Komisionin e Sigurisë deputeti Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, i larguar nga policia në vitin 2004 si i përfshirë në trafik droge dhe deputeti i Partisë Socialiste Paulin Stërkaj, i raportuar nga SHISH zyrtarisht gjatë vetë qeverisjes socialiste, si i lidhur me trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore kur ishte në polici.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë këtë kërcënim mafioz e banditesk nga një recidivist i dhunës dhe kërcënimeve në Kuvend si Pjerin Ndreu dhe kolegu i tij Stërkaj.

Ju kërkojmë edhe partnerëve ndërkombëtarë, të monitorojnë këtë rast, e të kuptojnë se krimi i përfaqësuar në Parlament, krimi si zgjedhje e ortakëri e Edi Ramës, nuk mund të jetë zgjidhje për luftën ndaj krimit dhe drogës. Krimi është në pushtet prej Edi Ramës dhe vetëm me largimin e tij, mund të ketë luftë të vërtetë ndaj krimit dhe çlirim nga mafia e bandat.?

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI