Flash

Liroi vrasësin e Arben Zylyftarit, prokuroria denoncon gjykatësen Enkelejda Hoxha

Lapsi.al 7 November 2017
Liroi vrasësin e Arben Zylyftarit, prokuroria denoncon gjykatësen

Genci Tafili i dënuar për vrasjen e ish drejtorit të policisë Arben Zylyftarit është i lirë pas vendimit që mori gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

I dënuari duhet të vuante ende tre vjet në burgun e Fushë-Krujës, por gjykatësja pranoi kerkesën për lirim para kohe me kusht.

Në një reagim të Prokurorisë së Krujës thuhet se vendimi i është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe për këtë duhet njoftuar Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

I dënuari Genci Tafili ishte dënuar për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, një vepër penale që parashikohet nga neni 79/c i Kodit Penal.

“Ai rezulton të jetë person me rrezikshmëri të lartë, por as kjo rrethanë dhe as rrethanat e tjera të parashikuara në ligj nuk janë marrë në konsideratë nga gjyqtarja ne fjalë” thuhet në reagimin e prokurorisë që citon Kodin Penal për lirimin me kusht, që thotë “ ..... nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100 te K.Penal”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI