Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Plas sherri, deputetët kundër Salianjit/ Ndreu: Ti do rrahur, Sterkaj: Mos më bëj presion, di boks e karate

Lapsi.al 7 November 2017
Plas sherri, deputetët kundër Salianjit/ Ndreu: Ti do rrahur, Sterkaj:

Komisionet parlamentare po degradojnë çdo ditë e më shumë drejt debateve e sherreve kohët e fundit. Këtë herë përplasja ka ndodhur në Komisionin e Sigurisë, ku deputeti i PD-së Ervin Salianji ka debatuar me deputetët Steraj e Ndreu. Salianji i është drejtuar ministres duke e pyetur nëse i është dashur buxhet për të kontrolluar magazinat që përdoren për drogë dhe për vendosjen në funksion të radarëve. Ndërkohë, menjëherë kanë ndërhyrë deputetët e PS, Sterkaj dhe Ndreu duke i thënë se do hajë dajak.

DEBATI:

Salianji pyet Xhaçkën: A ju duhet më shume buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët.

Sterkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.

Ndreu (pa mikrofon): Mos i provoko të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur.

Sterkaj-Salianjit: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion.

Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urtë nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.

Salianji: Nuk pyes dhe skam frikë nga asnjë bandit me ose pa pushtet.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI