Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Ambasadori amerikan Lu përmend emrat: Në Shqipëri problem lidhja e grupeve kriminale me politikën

Lapsi.al 7 November 2017
Ambasadori amerikan Lu përmend emrat: Në Shqipëri problem lidhja

Ambasadori amerikan Donald Lu nga Ministria e Brendshme, gjithashtu foli edhe per lidhjen e politikanëve me grupet kriminale. Ai tha se ky është një problem që ka pllakosur Shqipërinë që pas rënies së komunizmit. Donald Lu, shtoi se një lidhje e tillë nuk duhet mohuar, madje mori edhe 4 emra si shembull.

“Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve penale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Shqyrtoni rastet e Arben Frrokut, Elvis Rroshit, Arben Ndokës, Gentian Mahmutaj. Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh” - u shpreh Donald Lu.

Ai gjithashtu tha se ka ardhur koha që të kapen sa më parë peshqit e mëdhenj dhe se rezultatet duhet të shihen që në fillim të 2018-ës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI