Flash

Grupi i Kumanovës/ Hakerët shqiptarë kryejnë sulme kibernetike në Maqedoni, bien faqet e Gjykatave

Lapsi.al 7 November 2017
Grupi i Kumanovës/ Hakerët shqiptarë kryejnë sulme

Grupi i njohur i hakerëve shqiptarë, “Anonymous Albania”, kanë sulmuar faqet zyrtare të Gjykatës së penale dhe asaj Supreme të Maqedonisë. Në mesazhin e tyre theksohet se e gjitha kjo është një shenjë proteste ndaj vendimeve të fundit për anëtarët e grupit të Kumanovës, shumë prej të cilëve u dënuan me burg të përjetshëm.

“Faqet e Gjykatës supreme dhe Gjykatës së lartë të Maqedonisë, janë DOwN. Kjo është një shenjë proteste nga ne ndaj jush. Lironi trimat e Kumanovës. Na prisni”, shkruan në faqen e “Anonymus Albania” në “Facebook’.

“Anonymous Albania” ditëve të fundit kanë shtuar sulmet masive ndaj faqeve zyrtare të institucioneve greke, serbe por edhe atyre në Maqedoni, ndërkohë që lista është bërë aq e gjatë sa që në këtë listë hakerët përfshinë dhe faqet zyrtare online të institucioneve shtetërore në Maqedoni.

Sipas informacioneve të fundit, grupi i njohur i hakerëve planifikojnë dhe sulme masive kibernetike më 28 dhe 29 nëntor ndaj institucioneve në Serbi, Greqi e Maqedoni.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI