Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Denoncimi/ Në makinën e 860 mijë eurove ishte dhe shoferi i Tahirit

Lapsi.al 6 November 2017
Denoncimi/ Në makinën e 860 mijë eurove ishte dhe shoferi i

Sali Berisha publikoi një mesazh të ardhur në adresë të tij që thekson se personi tjetër në makinën që u kap me 860 mijë euro dhe patentat e lundrimit të Saimir Tahirit, është shoferi i këtij të fundit ose i bashkëshortes së tij.

Ky denoncim i Berishës vjen pak pas deklaratës së gazetares Klodiana Lala në emisionin “Studio e Hapur”, se personi tjetër në makinë quhet Ronald Almeta.

Berisha akuzon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryepolicin Haki Çako për fshehjen e të vërtetës.

STATUSI I SALI BERISHËS:

Ja si gënjejnë dhe fshehin Xhafa dhe Çako të vërtetën e skandalit të O. S. dhe Saimir Trafikut!

O.S. nuk ishte vetëm në makinë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor përshëndetje. Nga një bisedë që pata sot me një drejtues të rëndësishëm të Kurum International policia e ka fshehur ngjarjen. Kane qenë dy persona në makinë. O. S. dhe një tjetër. Personi tjetër ka zbritur nga makina përpara derës kryesore të Kurum. E ka hapur vetë me forcë derën në prani të rojeve dhe O. është futur brenda. Rojet i kanë hapur derën policisë e cila ka kryer arrestimin në flagrancë. Policia nuk ka administruar si provë filmimet e kamerave të Kurum International. Dyshohet se personi që doli nga makina ka qenë vet shoferi i Sajmir Tahirit ose shoferi i të shoqes së Saimirit. Ju përshëndes.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI