Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Deklarata e fortë e Nokës: Ka mijëra ton hashash të depozituara në magazina e institucione shtetërore

Lapsi.al 7 November 2017
Deklarata e fortë e Nokës: Ka mijëra ton hashash të

Deputeti i PD, Flamur Noka ka hedhur një deklaratë të fortë në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv. Ai u shpreh se janë mijëra ton hashash të depozituara në depo dhe magazina shtetërore, të braktisura.

Deputeti demokrat tha gjithashtu se opozita i sheh me skepticizëm shifrat e publikuara nga Guardia di Finanza dy ditë më parë sa i takon sipërfaqes së kultivuar me kanabis.

"Pavarësisht asaj që thuhet, në Shqipëri sot janë të depozituara në depo mijëra ton hashash. Kjo ka qenë arsyeja që trafikantët të ulin sipërfaqet e mbjella në krahasim me një vit më parë. Edhe vjet kur Guardia di Finanza raportoi shifrat, qeveria nxitoi të thotë se kishte shkatërruar 99% të sipërfaqeve të mbjella. Ishim ne që e kemi denoncuar si një shifër të gënjeshtërt. Sepse na rezultoi se 0.2% paskësh qenë qindra ton, kjo ishte, apo jo? Dhe ajo që u tha vjet, na bën ne që të jemi skeptik.

Janë mijëra ton hashash i depozituar nëpër depo. Në shumë vende, institucione shtetërore, magazina, ka hashash të depozituar, gati për t'u trafikuar", - tha Noka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI