Flash

Vlahutin flet me tone të ashpra: Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës, nuk do e bëjmë ne punën tuaj

Lapsi.al 7 November 2017
Vlahutin flet me tone të ashpra: Qytetarëve u ka ardhur në

Pas ambasadorit amerikan, ka folur edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin. Ajo nuk ka qenë aspak e butë në ato çka tha në lidhej me krimin e organizuar në vendin tonë. Vlahutin tha se krimi ekziston në shumë vende, por institucionet janë të afta për t'i dhënë goditje të fortë, gjë që nuk ndodh në vendin tonë.

Sipas saj, shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës nga këto dekada arrogance të të korruptuarve dhe grupeve të kriminalizuar dhe se punën që duhet të bëjë shteti shqiptar nuk mund ta bëjnë ndërkombëtarët.

"Qytetarëve të Shqipërisë iu ka ardhur në majë të hundës, nuk mbajnë më, nga këto dekada arrogance të të korruptuarve dhe grupeve të interesit të kriminalizuar, të cilët besojnë se Shqipëria ekziston për të pasur ata dhe se ata nuk i detyrohen shtetit. Njerëzit po shesin atdheun për shtëpinë, ndryshe nga më parë. Kriminelët nuk kanë moral, pikë respekti për këtë vend. Nuk duhet të ketë më njerëz që e shfrytëzojnë drejtësinë me anë të një telefonate. Ligji është i barabartë për të gjithë. Të mos ketë njerëz që shfrytëzojnë ligjin. Krimi i organizuar ekziston në shumë vende dhe nuk do t’ia dijë për asgjë, për jetën e njerëzve, por në shumicën e vendeve jepet një përgjigje e fortë nga institucionet.

Këtu është dallimi, aftësia e institucioneve ta luftojnë krimin, ta ndëshkojnë. Të jesh kriminel s’do të thotë të jesh njeriu më i zgjuar, por s’ke vlera morale. Vendi juaj nuk e meriton të asociohet me njerëz të tillë. Shqiptarët janë të talentuar, të zgjuar, vendi ka shumë burime, por krimi sjell kosto tepër të madhe në shoqëri. Besoj që ky operacion do jetë hap vendimtar drejt një shteti që do luftojë krimin. Ne nuk mund të bëjmë punën tuaj për ju, por do bëjmë cdo gjë të mundemi që ju ta bëni punë sic duhet, që të ketë sukses. Ne e dimë që kjo është një betejë sfiduese dhe ju keni nevojë të tregoni rezultate të pakthyeshme. Më shumë se 1 milion euro janë investuar, por asnjë shumë parash nuk mund ta bëjë atë që mund të bëni ju me veprat tuaja", - tha Vlahutin

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI