Flash

Lulzim Basha tregon momentin që ndryshoi qëndrimin e Edi Ramës për Tahirin

Lapsi.al 7 November 2017
Lulzim Basha tregon momentin që ndryshoi qëndrimin e Edi Ramës

Një vizitë e bashkëshortes së Saimir Tahirit në dy zyra të tij tek Garda e Republikës e ka bërë Lulzim Bashën të dyshojë se ai ka prishur provat që lidhin Edi Ramën me çështjen e tij. Denoncimin, Basha e mbështet në një mesazh që i ka ardhur nga një punonjës i Gardës.

“Me datë 17 tetor zonja e Sajmir Tahirit ka ardhur në darkë vonë dhe ka qëndruar në ish zyrën e Sajmir Tahirit rreth 5 orë. Aktualisht Saimir Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës të cilat i administron dhe para 10 ditëve ka ardhur natën dhe ka qëndruar disa orë” shkruhet në mesazh.

Sipas kreut të PD-së që e ka shpërndarë mesazhin për mediat, kjo tregon se Rama e mbrojti Tahirin nga arresti dhe shkatërroi provat në këmbim të heshtjes.

Data 17 tetor është dita kur Rama u shpreh i shokuar dhe i neveritur nga përgjimet e antimafias për Habilajt.

"Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!

Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.

Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet" shkruajti Rama atë ditë.

Por një ditë më pas, qëndrimi i mazhorancës ndryshoi dhe nga neveria, kaloi në mbrojtje të Tahirit. Fatmir Xhafaj deklaroi i pari se segmente të prokurorisë janë të politizuar, duke i hapur rrugën qëndrimit tjetër të mazhorancës, që bllokoi arrestimin e Tahirit.© Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI