Flash

PS vazhdon sulmin ndaj Prokurorisë: Po tentohet të varroset çështja e dosjes 'CEZ'

Lapsi.al 7 November 2017
PS vazhdon sulmin ndaj Prokurorisë: Po tentohet të varroset

Në një dalje për mediat sot deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka akuzuar Prokurorinë se ka mbyllur një nga çështjet më korruptive në këto 27 vite, atë të privatizimit të kompanisë CEZ. Manja tha se ata varrosën dosjen “CEZ” pa bërë asnjë lloj hetimi minimal pavarësisht rapportimeve dhe gjetjeve të komisionit, pa marrë asnjë dëshmitar për çështjen.

“Kuvendi ka marrë fletëthirrje që njofton Kuvendin, në cilësinë e kallzuesit të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës së Tiranës, për pushimin e cështjes penale për CEZ. Jemi njoftuar për pushimin e kësaj çështje. Prokuroria duhet të zbardhte të vërtetën dhe të çonte para drejtësisë autorët e kësaj afere korrupsioni. Prokuroria po përpiqet të mbyllë një nga çështjet më korruptive, skandalit të privatizimit të kompanisë CEZ. Pa marrë asnjë dëshmitar, pa marrë në konsideratë asnjë nga gjetjet e komisionit, prokuroria e ngritur brenda ditës për hetimin e, jo vetëm nuk e vë ujin në zjarr për krimin ekonomik” - tha Manja.

Qysh pas kërkesës për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, PS ka nisur një fushatë akuzash ndaj Prokurorisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI