Flash

Arben Ndoka i kthehet Donald Lu: Pse ma përmend kot emrin?

Lapsi.al 7 November 2017
Arben Ndoka i kthehet Donald Lu: Pse ma përmend kot emrin?

Mbrëmjen e së martës ka ardhur reagimi i ish-deputetit të Partisë Socialiste të Lezhës Arben Ndoka, emri i të cilit u përmend nga ambasadori amerikan Donald Lu si shembull i lidhjeve të emrave të inkriminuar me politikën. Por Ndoka thotë se emri i tij përmendet pa vend në këtë listë.

“Iu mbeshtes plotesisht ne nismen tuaj per te ndihmuar ne ndertimin e nje shteti te forte ligjor shqiptar dhe iu pergezoj per kete. Per fat te keq nuk mund te jem aq mbeshtetes kur ju radhitet emrin tim sikur te kem bere krime politike apo te jem une shkaktari i ndonje fatkeqesie qe ka rene shqiptareve ne koke” – thotë Ndoka që më pas sqaron se ka dhënë dorëheqje nga mandati para se të miratohej ligji i dekriminalizmit që e quan më të ashprin në Europë.

“Per kete kam dhene prova, duke dhene doreheqjen e mandatit te deputetit qe para se te miratohej ligji me i ashper ne Europe, por nderkohe duke kerkuar rihapjen e procesit per te cilin jam denuar ne mungese, sic dhe kam deklaruar publikisht” – thotë Ndoka ndër të tjera.

“Une nuk di te jem akuzuar per krime poltike apo vepra te tjera penale qe kane qene ne dem te Parlamentit ku isha pjese, as ne dem te politikes, as te Shqiperise, a as te askujt. Doja te vazhdoja jeten time, por mesa duket po me vene kusure qe nuk me perkasin. Uroj vertete te behet drejtesi por me kriminelet e vertete ama, nje sere te ciles une nuk i perkas!” – e mbyll ish-deputeti socialist.

Vlen të përmendet se Ndoka u akuzua nga opozita se ishte dënuar me 7 vite burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI