Flash

Ulje temperaturash dhe shtrëngata, sinoptikanët tregojnë çfarë do të ndodhë me motin

Lapsi.al 8 November 2017
Ulje temperaturash dhe shtrëngata, sinoptikanët tregojnë

Ndërsa paraditja e sotme ka kaluar thuajse pa reshje shiu, pasditja nuk do të kalojë e tillë.

Do të ketë reshje lokale shiu, por në disa zona edhe shtrëngata, bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Sot pasdite (e mërkurë, dt.08) dhe nesër (e enjte, dt.09) reshjet do të vazhdojnë në të gjithë territorin, por në përgjithësi, në sasira shumë më të pakta sesa dje.

Megjithatë në zona shumë të kufizuara mund të ketë reshje intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Gjatë ditës së nesërme (enjte, dt.09), temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9° C / 16 °C

në vendet e ulta: 7 °C / 13 °C

në vendet malore: 3 °C / 10 °C.

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.08) era pritet të fryjë mesatare në zonat bregdetare dhe në pjesën jug-lindore të territorit, ndersa në pjesën tjetër pritet të fryjë e lehtë.

Nesër (e enjte, dt.09) do të fryjë e lehtë në të gjithë Shqipërinë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI