Flash

Afera e 863 mijë eurove, prokuroria sekuestron regjistrat e Kurum

Lapsi.al 8 November 2017
Afera e 863 mijë eurove, prokuroria sekuestron regjistrat e Kurum

Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestroi regjistrat e shit-blerjes së kompanisë së çelikut “Kurum”, në Elbasan, në kuadër të hetimeve për gjurmimin e origjinës së 863 mijë eurove të gjetura në makinën e O. Sotës disa ditë më parë.

Synimi është të kontrollohet e gjithë praktika e shitjeve të kësaj kompanie, për të mësuar nëse destinacioni i atyre te hollave ka qenë blerja e hekurit në këtë kompani. Sot a deklaroi se shuma e parave në makinë kishte për qëllim blerjen e disa mijërave ton hekur në kompaninë “Kurum”.

Pavarësisht se babai i Sotës ka pretenduar se sasia e eurove i përket atij, ai ende nuk është paraqitur në prokurori dhe të verë në dispozicion dosjen me pretendimet e tij, shkruan shqiptarja.com.

Në dobi të këtij hetimi dhe për të hedhur dritë mbi origjinën e parave, prokuroria pritet të pyesë edhe ish-ministrin e Brendshëm Tahiri dhe shoferin e tij Gentian Cekën. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI