Flash

Nesër konferenca ku Rama është më mirë të mos flasë...

Lapsi.al 8 November 2017
Nesër konferenca ku Rama është më mirë të mos

Për herë të parë në Shqipëri Komisioni Europian do të organizojë konferencën për ditët e medias. I pranishëm pritet të jetë edhe komisioneri europian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn. Një fjalim përshëndetës do të mbajë edhe kryeministri Edi Rama, i cili së fundi ndërmori një sulm ndaj gazetarëve pak pas seancës për imunitetin e Tahirit.

Nga ana tjetër, Rama ka një nënvlerësim për mediat, duke i etiketuar shpesh si ‘mediat e kazanit’.

Mbetet për t’u parë nesër gjatë fjalës në konferencë, nëse Rama do të flasë sërish për ‘mediat e kazanit’ apo ‘katundin mediatik’.

Ky Kryeministër që fajëson gjithmonë mediat për dështimet e qeverisjes së tij, ndoshta nesër duhet ta mbajë mbyllur gojën.

Kjo konferencë do të moderohet nga gazetari dhe korrespondenti i “The Economist” Tim Judah. Ndërsa do të ketë dy panele me gazetarë të shquar të Rajonit, si dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin.

Liria e medias është një nga kapitujt e negociatave mes vendit tonë dhe BE, si dhe ishte një nga dy fushat e vetme të cilat në raportin e KE për 2016 nuk kishin shënuar progres.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI