Flash

Edi Rama si model, por brekushet e tij kushtojnë 1.5 milionë (foto)

Lapsi.al 8 November 2017
Edi Rama si model, por brekushet e tij kushtojnë 1.5 milionë (foto)

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama u shfaq në Fier, teksa inspektoi punimet për furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm. Por ajo që ra në sy ishte veshja e veçantë e Edi Ramës, një palë çitjane treçerekshe dhe këpucët me majë.

Veshja e tij bëri xhiron në rrjetet sociale, ndërsa vetë Rama, i pyetur nga komentuesit në facebook, u shpreh se ishin të markës japoneze “Yamamoto”.

Por Gazeta Express nuk është ndalur me kaq. Ajo ka bërë një kërkim të shkurtër në faqen zyrtare të firmës japoneze dhe ka zbuluar diçka që do të habiste çdo shqiptar normal.

Brekushet e Edi Ramës, siç duket dhe në foto, kushtojnë 962 paund ose afërsisht një milion e gjysëm lekë të vjetra. Dhe kur e mendon që këto brekushe i mbath kryeministri i vendit më të varfër të Europës, kontrasti bëhet më i fortë. Megjithatë edhe vetë Edi Ramës i duhet të punojë një muaj për të blerë një palë brekushe si këto.

Shpesh është folur për veshjet e shtrenjta të kryeministrit, kostumet me porosi dhe copë të veçantë, këpucët e kravatat, çmimi i të cilave i tejkalon disafish të ardhurat e kryeministrit shqiptar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI