Flash

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Soni Malaj qan 'live' në emision: "Nuk dua të flas për këtë temë, e kam tabu!"

Lapsi.al 16 June 2017
Soni Malaj qan 'live' në emision: "Nuk dua të flas

E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” në “Tv Klan”, Soni Malaj foli për këngën më të fundit të hedhur në treg “Pa ty”. Këngëtarja tha se për pak feston edhe 20 vjetorin e karrierës së saj e se planifikon të mbajë një koncert recital. Shumë e lumtur për arritjet në muzikë, Soni shprehu falenderim për të gjithë bashkëpunëtorët dhe njerëzit që e kanë dashur muzikën e saj.

Rudina nuk rezistoi pa e ngacmuar këngëtaren edhe për jetën private. Ajo tregoi për të bijën prej së cilës ka ruajtur një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-bashkëshortin italian, balerinin Mirko. Soni shpjegoi se imazhin e Anës është e detyruar ta ruajë me shumë kujdes për shkak të ligjit.

“Anna ka dy shtetësi, shqiptare dhe italiane. Për ligjin italian unë jam shumë e famshme dhe ata janë shumë rigorozë për publikimin e imazhit të vajzës. Edhe Mirko, babai i Anës e ka me merak si çdo prind. Ne jemi ende në proces divorci. Proceset e divorcit në Itali zgjasin shumë, por janë procedura normale. Marrëdhëniet me Mirkon janë shumë të mira”.

Sa i takon momentit kur duhet t’ia shpjegonte të bijës ndarjen, Soni u shpreh se ajo e ka përjetuar mirë pasi ka qenë shumë e vogël dhe se ndoshta do ta vuante më shumë nëse do të ishte më e rritur.

“Mundohesha t’ia shpjegoja në mënyrë të tërthortë por ajo e kuptoi vetë. Ana është bilinguale e siç duket i kap gjërat edhe më shpejt. Më tha ‘ti dhe babi nuk jetoni më bashkë, e kuptova, jeni ndarë’. Me Mirkon kanë një raport shumë të mirë. Ata të dy janë një skuadër. Ne jemi munduar dhe jemi në kontakt gjithë kohën që Ana të mos ndjejë vështirësi prej ndarjes sonë”.

Rudina ndërkohë kujtoi edhe të atin e Sonit duke e quajtur si mik të studios së saj. Kur në ekran u shfaq fotoja me të atin i cili është ndarë nga jeta rreth një vit e gjysmë më parë, këngëtarja u bllokua e u përlot. Ajo refuzoi te fliste për këtë temë.

“Këtë temë e kam tabu. Nuk dua dhe nuk mundem të flas dot për babin. Dhimbja do të mbetet gjithmonë e freskët”.

Vëmendja më pas u spostua tek dashuria dhe tek lidhja e lumtur e Sonit, e atmosfera ndryshoi shpejt.

“Më në fund jam e lumtur! Unë jam libër i hapur për publikun dhe prindërit më kanë kritikuar për këtë. Por nuk arrij dot të fshihem.”

Më tej Soni tregoi se si fati i lidhi ngjarjet që ajo të njihej me Klevin e saj, për të mos u ndarë më.

Të këshilluara

Shikoni si duken vipat pa make-up (Foto)

Rrjetet sociale pasqyrojnë një realitet kaq vanitoz, plot shkëlqim dhe luks, sa shpesh mund të na ulin vetbesimin në tokë. Por duke parë disa foto të VIP-ave pa...

14:06

Ditëlindja e trishtueshme e Donald Trump

Hera e parë që Donald Trump ka festuar ditëlindjen si president në Shtëpinë e Bardhë nuk ka qenë edhe aq e lumtur për të. Jashtë kullës së tij në Neë York u mb...

13:07

Miley Cyrus: Kam dhënë intervista e droguar

Miley Cyrus në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Tonight Show with Jimmy Fallon” ka treguar se pse vendosi të hiqte dorë nga marihuana. Këngëtarja 2...

12:03

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI