Pak muaj më parë Kylie Jenner u ul me Tyler Henry për të bërë një intervistë ku u fol marrëdhënia e saj me reperin Tyga.
Gjatë episodit të regjistruar për sezonin e dytë të serive Hollywood Medium, ai shihet duke i thënë 19 vjeçares që duhet të vendosë kufinj dhe të largohet nga një marrëdhënie e pashëndetshme. Edhe pse nuk është përmendur asnjë emër referimi bëhet qartë për reperin Tyga, pasi në kohën kur është regjistruar mbretëresha e Snapchat ishte në një marrëdhënie të paqëndrueshme me të. Tashmë Kylie është në një lidhje të re me artistin Travis Scott.