Flash

Mërgim Mavraj: Më mirë një shtëpi për 7 persona se sa një orë Rolex (Foto)

Lapsi.al 30 May 2017
Mërgim Mavraj: Më mirë një shtëpi për 7 persona se

Mërgim Mavraj, ndryshe nga kolegët e tij të Hamburgut të cilët kanë vendosur që të kalojnë pushimet në  disa nga vende më luksove të botës, ka vendosur që të bëjë bamirësi.

Kjo gjë u ka rënë shumë në sy mediave gjermane sesi ylli mbrojtës HSV është kthyer në Shqipëri duke vizituar dhe ndihmuar familjet e varfëra dhe fëmijët e sëmurë. Për mediat gjermane kjo ndoshta është vepra më e madhe dhe e mirë që Marvaj ka bërë.

Një një intervistë për Blid ai është shprehur se do preferonte të blinte ose të ndërtonte një shtëpi për shtatë persona në Shqipëri sesa të blinte një orë Rolex.

“Po ju jap një shembull të thjeshtë. Unë mund të blej një Roleks në Gjermani ose të ndërtoj një shtëpi në Shqipëri për një familje me shtatë persona,”-ka thënë Mavraj.

Prej 2 vitesh 30-vjeçari është anëtar i një organizate bamirëse që ndihmon familjet në nevojë, u siguron atyre kujdes shëndetësor dhe ndihmon fëmijët të marrin shkollimin e duhur.

Përveç kësaj ai ka edhe disa sponsor në disa vende duke përfshirë Afrikën, Kosovën dhe Meksikën.

“E bëj sepse dua të ndihmoj. Ky ka qenë gjithmonë motivimi im. Edhe kur isha më i vogël, në Shqipëri harxhoja të gjithë paratë e xhepit për njerëzit që jetonin në rrugë. Sot e shoh veten më të përfshirë.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI