Flash

Gafa e"YFSF", Alketa shpall fitues konkurentin e gabuar (FOTO)

Lapsi.al 30 May 2017
Gafa e"YFSF", Alketa shpall fitues konkurentin e gabuar (FOTO)

Spektakli i të hënave në Tv Klan, “Your Face Sound Familiar”, ka përfunduar dhe si pjesa më e madhe e garave të tilla, sigurisht që u shoqërua me diskutime rreth fituesit.

Në bazë të votave të jurisë dhe pikëve të kolegëve, fitues u vendos Valon Shehu me 38 vota. Por me disa llogari të thjeshta, publiku vuri re se fituese duhet të ishte Beatrix Ramosaj, e cila u vlerësua në total me 39 pikë.  Alketa Vejsiu, në një postim në Instagram ka sqaruar menjëherë pas përfundimit të natës finale.

“Kur varesh nga teknologjia bëhen dhe gabime si ky që ndodhi sonte; në një transmetim direkt mund të ndodhin të gjitha. Fituesja e patentës është në të vërtetë Beatriks Ramosaj sipas votimit të jurisë dhe konkurrentëve. Kompjuteri nxori gabimisht në fund të programit, emrin e Valon Shehut si fitues (gjë që nuk i ndryshon asgjë talentit dhe vokalit të rrallë të Valon Shehut). Tv Klan dhe Produksioni i kërkojnë ndjesë për këtë incident, fitueses së vërtetë dhe të merituar, Beatriks Ramosajt!”

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI