Flash

Ukraina i ndalon hyrjen për 5 vjet aktorit të filmave aksion, Steven Seagal (Foto)

Lapsi.al 9 May 2017
Ukraina i ndalon hyrjen për 5 vjet aktorit të filmave aksion, Steven

Autoritetet ukrainase i kanë ndaluar hyrjen në këtë vend për 5 vjet, Steven Seagal.

Shkak duket se është bërë shtetësia ruse që aktorit amerikan iu dha vitin e kaluar nga vetë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në një deklaratë të Shërbimit Ukrainas të Sigurisë thuhet se, Seagal i është ndaluar hyrja për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare, por pa dhënë detaje.

Seagal, që në vitet e fundit ka xhiruar shumë filma në vendet e Europës lindore, ka dalë hapur në mbështetje të presidentit rus dhe ka kritikuar qeverinë amerikane.

Gjithashtu, ai është shprehur hapur edhe në favor të aneksimit të Krimesë nga Rusia, veprim që shkaktoi luftën disavjeçare që nuk po njeh fund.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI