Flash

Pagesat marramendëse të këngëtarëve shqiptarë për festat e fundvitit

Lapsi.al 24 December 2016
Pagesat marramendëse të këngëtarëve shqiptarë

Mbrëmja e fundvitit për shumë është një ditë relaksi, por për artistët tanë është padyshim nata më fitimprurëse. Prej kohësh tashmë janë pronotuar club-et ku emrat më të njohur të muzikës do të performojnë për të gjithë ata që zgjedhin të festojnë deri në orët e para të mëngjesit.

E normalisht kur flasim për festën e ndërrimit të viteve, dihet që çmimet e këngëtarëve janë edhe më të kripura.

Suplementi i Gazeta Shqiptare, “Bluetooth” ka mundur të mësojë se sa do të paguhen disa prej emrave më të njohur të skenës mbrëmjen e 31 dhjetorit, por edhe të 1 janarit. “Mbreti” i natës mbetet edhe për këtë vit Noizy.

Reperi i mirënjohur bëhet me dije se do të jetë i ftuar në nga clubet e kryeqytetit ku dhe do të marrë plot 20 mijë euro. Sipas burimeve pranë Noizyt, ai ka refuzuar disa oferta të majme edhe në diasporë për të qenë pranë familjes këto festa deri në mesnatë. Megjithatë, ajo që bie në sy është janë shumat e mëdha që këngëtaret nga Kosova do të marrin këtë fundvit. Adelina Tahiri do të jetë në Zvicër, ku do të marrë 12 mijë euro për mbrëmjen e 31 si dhe të datës 1 janar.

Nora Istrefi është një tjetër këngëtare, që këtë vit do të paguhet plot 10 mijë euro për performancën e saj. Gjyste Vulaj është një tjetër emër, e cila do të paguhet 10 mijë euro për dy netët ku do të performojë. Grupi NRG do të performojë në Tiranë dhe do të marrë në total 10 mijë euro për këtë natë. Rovena Stefa do të jetë në Gjermani dhe do të marrë 10 mijë euro, ndryshe nga një vit më parë ku mori 12 mijë euro.

Gena dhe Silva Gunbardhi këtë vit të ri do ta festojnë me shqiptarët në SHBA. 10 mijë euro kanë kushtuar këngëtarët për performancën e tyre live në Miçigan. Anjeza Branka do të jetë në Dyserdorf të Gjermanisë dhe do të marrë 3 mijë euro për këtë natë. Si nata më speciale e vitit, çmime të shtrenjta do të ketë edhe për klientët. Kështu, disa clube në Tiranë i kanë mbyllur tashmë rezervimet e tyre, madje edhe në zonat VIP. Çmimet variojnë nga 1 mijë lekë hyrja deri tek 30 euro për person. E duke parë çmimet dhe të ftuarit specialë të kësaj nate, atmosfera është e garantuar./Bluetooth

Të këshilluara

Tjetër akuzë për festivalin e RTSh

Krahas shqetësimeve të publikut të cilët denoncuan mosfunksionimin e votimit online, artistët e skualifikuar nga Finalja e FiK kanë...

11:52

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI