Flash

Detajet/ Flor Mumajesit i dogjën makinën 50 mijë euro pas ndarjes nga Elvana Gjata

Lapsi.al 24 December 2016
Detajet/ Flor Mumajesit i dogjën makinën 50 mijë euro pas ndarjes

Një muaj pas prishjes së lidhjes më të përfolur të showbiz- it, Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës, kantautori i njohur u bë objekt i kronikës, për shkak të djegies së makinës luksoze, në parkimin e pallatit në zonën e Tiranës së Re, ku ndodhet studioja e tij muzikore “Threedots”.
Vetëm disa orë pasi doli nga emisioni “E diela shqiptare”, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së diel, producentit Mumajesi i dogjën makinën tip “Fuoristradë”, në parkimin e pallatit ku ndodhet studioja e tij muzikore.

Sipas burimeve policore, po hetohet në disa drejtime, në atë të konfliktit dhe përplasjes fizike para një viti me Ernest Duka Stine dhe përballjen publike me vëllezërit, Endri dhe Stefi Prifti. Por këto dy pista u përjashtuan me deklaratën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Endri Priftit, kështu që pista kryesore e hetimit mbetet në lidhje me tekstin e këngës “Nallane 2”, që u publikua në orën 16:00 të ditës, kur iu vu flaka makinës.

Nisur nga ky fakt, policia po heton nëse ka ndonjë lidhje mes tekstit të këngës dhe autorit të ngjarjes. Burimet theksuan se jashtë vëmendjes së grupit hetimor nuk është lënë as ndonjë konflikt për shkak të konkurrencës në biznes, pasi Mumajesi është pronar i një biznesi privat që nuk ka lidhje me muzikën, dhe është pikërisht “Proper Pizza”.

Vetë kantautori, i pyetur nga oficerët e Policisë për ndonjë dyshim rreth autorëve të ngjarjes, nuk ka mundur të japë asnjë emër konkret, duke u shprehur se nuk ka asnjë konflikt kaq serioz sa për t’i shkatërruar pronën e tij. Policia po verifikon kamerat e sigurisë, ku duket autori i zjarrvënies, por nuk mund të identifikohej plotësisht. Makina e kantautorit, që u përfshi nga flakët, është tip “Mercedes-Benz S Class” e vitit 2012, dhe vlera e saj shkon deri në 50 mijë euro.

SI MORI FUND MARRËDHËNIA E KOMPLIKUAR E FLORI MUMAJESIT ME ELVANA GJATËN

Bashkëpunimit disavjeçar në muzikë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit i erdhi fundi fiks një muaj më parë. Lidhja më e fortë e showbiz-it, e shoqëruar me shumë hite muzikore, por edhe me thashetheme për histori dashurie mes tyre, duket se u ndërpre pas klipit “Lejla”, e kompozuar nga Mumajesi, por e realizuar si produksion në një studio muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po cila ishte thashethemnaja e historisë së këngëtares me kompozitorin e saj, liderin e studios “Threedots”?

Hera e fundit që Elvana përmendi emrin e tij publikisht ishte në muajin prill, ku thashethemeve për histori dashurie dhe ortakëri të disa bizneseve, Elvana iu përgjigj: “Po e vërtetë, por jemi në marrëdhënie të komplikuar"

Artistët kishin investuar paratë për biznese të përbashkëta, një hap që pritej t’i paraprinte zyrtarizimit të lidhjes së tyre, por që realisht ndodhi e kundërta. Në darkën private të stilistit nga Kosova, Valdrin Sahiti, mungoi Flori, ndërkohë që Elvana ishte përfaqësuese e filialit të dyqanit të veshjeve “Altar” në Tiranë.

Gjatë darkës ku do të prezantohej koleksioni më i ri i tij, me titull “La Belle Epoque”, në një moment kulminant, Elvana jo vetëm që nuk ia përmendi emrin Flori Mumajesit, por e cilësoi një ish-bashkëpunëtor, që do të thotë se ata tashmë nuk janë më si dikur.

Kjo deklaratë e këngëtares u pasua direkt nga një shkrim i mediave online, ku komentuan se Elvana ka nisur një lidhje të re me një biznesmen të pasur, por që asnjëherë nuk është pranuar nga artistja.

BIZNESET QË FLORI DHE ELVANA KANË NGRITUR BASHKË

Përveç muzikës, si Elvana, ashtu dhe Flori, paralelisht investuan paratë e tyre në disa biznese, brenda dhe jashtë muzikës. Kështu, këngëtarja e njohur Elvana Gjata hapi një biznes privat, të cilin e ka regjistruar pranë QKR-së në emrin e saj.

Bëhet fjalë për një dyqan me fustane nusërie, “Altar”, pranë zonës së Liqenit të Thatë në zonën e Saukut. Nga ana tjetër, Flori gjithashtu ka të regjistruara në emrin e tij disa biznese si: një studio muzikore e hapur në vitin 2008 dhe “Mini Taxi Mapo”. Flori po ashtu është ortak me vëllain e tij, Evis Mumajesi, i “M.I.A.” sh.p.k.

Por dy artistët, në kohën që flitej se ishin çift, kishin mbajtur sekret biznesin e përbashkët që s’ka lidhje me muzikën, të regjistruar më datë 03.10.2014, picerinë “Proper Pizza” pranë qendrës “Olimpia” në Tiranë. Në këtë biznes të madh, Elvana Gjata ka 35 për qind të aksioneve, ndërsa Flori Mumajesi nëpërmjet kompanisë “M.I.A.” ka 51 për qind të aksioneve.

Pjesë e ortakërisë është dhe një mik i tyre, me 14 për qind të aksioneve. Biznesi i këngëtarëve në kryeqytetin shqiptar është i njohur në Europë e po ashtu në Kosovë, që ofron picën tradicionale. Nuk dihet nëse hetimet policore janë fokusuar në këtë ortakëri, pasi ky është i vetmi biznes i Flori Mumajesit që s’ka lidhje me muzikën./panorama

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI