Flash

"Do doja ta zhdukja nga teatri", deklarata shokuese e drejtoreshës merr përgjigjen e aktores

Lapsi.al 25 September 2016
"Do doja ta zhdukja nga teatri", deklarata shokuese e

Monika Lubonja nuk e pati aspak të vështirë të deklarojë hapur urrejtjen që ka për aktoren e njohur të Teatrit të Kukullave, Shegushe Bebeti. E ftuar në "Zonë e Lirë", drejtoresha e skenës së fëmijëve duket se e teproi me sinqeritetin teksa pyetjes së Çanit, se cilën nga aktoret do të zhdukte nga teatri, ajo iu përgjigj me plot gojën: Shegushe Bebeti. Ndonëse u përpoq të shpjegohej se si aktore, vartësja e saj është mjaft e mirë, shprehja e drejtoreshë Lubonjës rezonoi shëmtuar në ekran.

E para që reagoi për deklaratën e Monika Lubonjës ishte Fiori Dardha e cila e quajti tmerr ngjarjen, duke i dalë në krah Shegushe Bebetit. Por, pa kaluar shumë kohë dhe aktorja e qindra roleve të Teatrit të Kukullave ndau me publikun këtë mesazh: “Të them të drejtën nuk jam aspak e frikësuar nga deklaratat e papërgjegjshme të titullares, sepse unë e kam bërë karrierën me talent, përkushtim dhe punë të palodhur. Edhe pse për momentin shtanga kur më thanë, pasi e pashë në ritransmetim thashë me vete që zoti i rregullon gjërat me dorë. Duhej të dilte publikisht që publiku ta njohë dhe ta kuptojë se kush e drejton institucionin më të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, Teatrin e Kukullave. Mjerim!”- ka shkruar Shegushja.

Mosmarrëveshjet mes aktores dhe drejtoreshës kanë ekzistuar që prej ardhjes në krye të Lubonjës në Teatrin e Kukullave. Por, tashmë sulmi me sa duket mori përmasa publike.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI