Flash

Policia kap "mat" Robert Ndrenikën, e gjobit

Lapsi.al 12 September 2016
Policia kap "mat" Robert Ndrenikën, e gjobit

Aktori i famshëm shqiptar, Robert Ndrenika, i cilësuar si ndër aktorët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave, është përballur me një police, e cila nuk u dorëzua pa e gjobitur.

Sot në mesditë, në këtë ditë feste të Kurban Bajramit, bashkë me miq e të afërm të tij, Robert Ndrenika po pinte një kafe në një nga lokalet e rrugës “Petro Nini Luarasi”. Fare pranë, ata kishin parkuar përkohësisht automjetin.

Nuk kaluan pak sekonda që ishin ulur dhe një motor me një polic dhe një efektive femër u shfaqën pranë mjetit. Dy-tre makina të tjera që gjendeshin të parkuara pranë asaj të Ndrenikës, duke qenë djem të rinj, kur policja nxori bllokun, ndezën makinat dhe u larguan me shpejtësi, raporton NOA.

Kurse aktori i ngratë, tashmë në moshë të thyer, iu desh ca që të afrohej tek policja që po shkruante gjobën.

Mes tyre nisi një debat me tone të qeta ku mërzia që e kaploi Ndrenikën ishte e dukshme.

Më pas, kolosi i skenës iu kthye tavolinës ku ishte ulur.

Policja që shikoni në foto, e cila nuk dihet nëse i njef rolet e artistit të madh, nuk gjobiti makinat e tjera që u larguan sapo ajo u afrua, por gjobën ia vuri në makinë Ndrenikës. Direkt më pas, i hipi motorit të drejtuar nga kolegu i saj dhe u larguan, me gjasë krenarë, që e kapën dhe një gjobë. Këtë radhë, artistit në pension, Robert Ndrenika.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI