Flash

Edona James, transeksuali shqiptar futet në shtëpinë e "Big Brother Albania"?

Lapsi.al 12 September 2016
Edona James, transeksuali shqiptar futet në shtëpinë e "Big

Përpara pak ditësh, Edona James doli nga shtëpia e “Promi Big Brother” në Gjermani pasi u bë subjekt diskutimesh në mbarë vendin. Këtë herë ajo thotë se ka ndërmend të kthehet në shtëpinë e monitoruar, vetëm se jo në Gjermani, por në Shqipëri.

“Në fund të prillit fillon edicioni i nëntë në Shqipëri. Ata duan me çdo kusht që të jem konkurrente”, - thotë 29-vjeçarja. “Shqiptarët nuk do të më diskriminojnë, ashtu siç kanë bërë gjermanët e famshëm,” thotë ajo.

Megjithatë ende nuk është vendosur asgjë. “Për momentin jemi në negociata,” thotë Edona.

Transeksuali 29-vjeçar hyri para disa ditësh në shtëpinë e ‘Promi Big Brother’ në Gjermani, ku konkurrojnë njerëz të famshëm.

Edona është me origjinë nga Kosova dhe më parë quhej Kujtim. E rritur në një familje myslimane, ajo thotë se e ka ndjerë veten vajzë që kur ishte e vogël. Në moshën 15-vjeçare u largua nga shtëpia dhe në moshën 16-vjeçare nisi të bënte prostitutën. Në atë kohë ajo kishte akoma penis, por thotë se meshkujve u pëlqente kjo gjë.

Në moshën 19-vjeçare u dashurua me një djalë, por kjo nuk zgjati pasi Edona e tradhtonte. Operacionin e parë në gjoks e bëri në Poloni kur ishte 16 vjeç.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI