Flash

E mbani mend Borëbardhën? Pas 46 vitesh duket kështu (FOTO)

Lapsi.al 19 July 2016
E mbani mend Borëbardhën? Pas 46 vitesh duket kështu (FOTO)

Zeynep Degirmencioglu quhet aktorja e cila ka luajtur rolin e Borëbardhës në filmin me të njëjtin titull në vitin e largët 1970 dhe Hirushen një vit më vonë.

Filmi që i mblodhi të gjithë pas ekranit, fëmijë e të rritur, ka mbetur një prej sukseseve të pazëvendësueshme të kinemasë turke që, për vite me radhë, ka spikatur me personazhe që u rezistojë të gjitha kohëve. Por ku është sot Borëbardha e famshme?Zeynep Degirmencioglu e lindur me 12 shtator 1954 në Stamboll.  Ishte vetëm një vjeҫ kur doli për herë të parë në ekran, një fëmijë mjaft tërheqës për sytë e publikut.

Filmi i saj i parë, "Papatya" e vendosi aktoren si një aktore filmi për fëmijë e mrekullueshme. Më vonë spikati edhe me rolet e tjera në filmat "Duvaklı Göl" dhe "Fırtına". Në vitin 1960 ajo luajti në filmin "Ayşecik". Personazhi i Ayşecik, e ëmbël, vajze naive u bë shumë e famshme me këtë rol. Më vonë, ajo mori pjesë edhe në filma kur ishte e rritur, derisa luajti dy rolet që njihen edhe nga publiku shqiptar - "Borëbardha dhe 7 xhuxhat" dhe "Hirushja". Ishte vetëm 20 vjeç kur Zeynep u tërhoq nga aktrimi dhe hyri në një fushë tjetër, biznes. Sot, në moshën 62-vjeҫare vijon të jetë një zonjë e pashme dhe e suksesshme në biznes. Ka dy vajza dhe është grua e ve. /RevistaClass/

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI