Një pakistanez vrau motrën e tij 26-vjeçare për fotot që ajpo postonte në Instagram. Modelja Qandeel Baloch njihej si “Kim Kardashiani e Pakistanit”. Autori tha se e kishte bërë këtë akt “nga e drejta për të vrarë”. Vajza u tha 758 mijë ndjekësve të saj në Facebook pak ditë para ngjarjes se “Si grua, ne duhet të ngrihemi për veten tonë. Si gra duhet të ngrihemi për njëra- tjetrën”. Muhammad Waseem e pranoi vrasjen dhe tha se nuk kishte asnjë keqardhje për atë që kishte bërë.








