Ledion Liço dhe njëra nga trashëgimtaret e “Top Channel”, Sara Hoxha do të bëhen prindër.Lajmin e ka dhënë vetë Ledioni përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet duke i puthur barkun Sarës:
“Të lumtur të tre ne”, shkruan Ledioni, teksa njofton se ai dhe Sara do të bëhen prindër.
Familja Hoxha ndodhet tashmë me pushime dhe Ledioni ka shfrytëzuar pikërisht këtë moment për të na dhënë lajmin e madh.
Por pa kaluar vetëm një ditë nga bërja publike e lajmit se Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë në pritje të fëmijës së tyre të parë Sara ka ndarë me ndjekësit e saj në Snapchat edhe lajmin për gjininë e femijës. “Shumë faleminderit për të gjitha urimet për djalin tonë. Zemra ime është e mbushur me dashuri” shkruan Sara, duke na bërë të ditur që çifti do sjellë në jetë një djalë.Pas lajmit surprizë të ditës së djeshme të shumtë kanë qenë ata që uruan prindërit e ardhshëm, duke përfshirë këtu Ledrin, motrat Vjollca, Arbana Hoxha etj por urimi më i mirë i erdhi nga e motra Lori: “Familja jonë po rritet dhe un s’mund të isha më e lumtur për të dy juve! Dashuria juaj më frymëzon çdo ditë dhe e di se do të jeni prindër të mrekullueshëm dhe do t’i mësoni atij të gjitha gjërat e rëndësishme në jetë si çfarë është organike dhe çfarë jo. Jam shumë krenare për ju,” ka shkruar producentja dhe fashionista në profilin e saj në Instagram.
Ndaj postimit të saj të përzemërt, ka reaguar edhe babai i ardhshëm Ledion Liço, i cili e ka falenderuar Lorin që ka qenë krah tyre në çdo gjë që kanë kaluar.