Flash

Ermal Mamaqi, jep zyrtarisht lamtumirën nga Digitalb

Lapsi.al 1 June 2016
Ermal Mamaqi, jep zyrtarisht lamtumirën nga Digitalb

Largimi i tij nga platforma me pagesë "Digitalb", erdhi sot si lajm surprizë për fansat e Ermal Mamaqit. Pas 2 vite e gjysmë çdo javë në kanalin T, "6 ditë pa Ermalin" do të zhvendoset në Tv Klan. Në një reagim në facebook, personazhi i njohur i ekranit ka shprehur vlerësimin dhe falenderimin e tij për bashkëpunëtorët.

"Faleminderit Digitalb...

Miq,

Ju falenderoj që më ndiqni, mua dhe artin tim.

Është vërtet fat dhe jam falenderues Zotit për jetën time.

Dua tju njoftoj së udhëtimi im në Platformën Gjigande Digitalb, ka përfunduar!

Nuk gjej fjalë të përshkruaj mirënjohjen që kam ndaj atyre njerëzve profesionistë që udhëheqin dhe punojnë në atë kompani kaq prestigjioze. Digitalb është vendi ku arrita majat e karrierës time. Vendi ku mu propozua ideja e asaj që do vazhdoj të jem në të ardhmen.

Në veçanti shpreh konsideratën më të lartë për Alban Jahon, një njeri i jashtëzakonshëm që udhëheq me një pasion që nuk e kam parë askund. Agim Poçari që më ka qëndruar pranë në këto 2 vite e gjysmë. Mikun tim skenarist/producent Koloreto Cukali më të cilin ndaj dhe i dedikoj shumë suksese të karrierës time. Skenaristin Besnik Mustafai. Gjithashtu falenderoj regjisorin e parë Redi Treni. Regjisorin e deritanishëm Indrit Cobani dhe koleget e tjerë që më kanë ndihmuar pa kursim të jem ky që jam. Stafin tim të ngushtë. Klisman,Arjan Shkëmbi,Lira,Landi,Andi,Blerina,Alda,Tilda,Besi,Bledi,Daniel,Flori,Genc Gjineci, etj.

Rrugëtimi im artistik tashmë vijon në një tjetër Televizion prestigjioz.

Me krenari jam i lumtur tju tregoj se nga shtatori i këtij viti unë do jem pjesë e TV KLAN.

Ju përgjigja me shumë gëzim ofertës që më bëri Aleksandër Frangaj dhe me jam entuziast që Emisioni në këtë televizion do marri një tjetër dimension...të paktën kështu me premtoi Frangaj... Kam besim.:)

Kështu pra miq...Nuk ju them dot më tepër por ju ftoj që në shtator të më ndiqni në TV Klan(kanali 41 në Digitalb).”, shkruan Mamaqi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI