Flash

FOTO/ Rita Ora në xhirimet e filmit erotik

Lapsi.al 31 May 2016
FOTO/ Rita Ora në xhirimet e filmit erotik

Rita Ora duket se po i shijon xhirimet e filmit “Fifty Shades Darker”, prodhimit kinematografik që pritet të bëjë shumë bujë. Ky është vazhdimi i filmit të parë, “50 Shades of Gray”, frymëzuar nga trilogjia e shkrimtares britanike, E. L. James, e cila është njëkohësisht edhe producente e versioneve kinematografike. Këngëtarja shqiptare në këtë episod luan rolin e motrës së Christian Greyt. Në rolin e Mia Greyt, ajo ka ndryshuar edhe pamje, duke u kthyer në bjonde. Në rrjetet sociale, ajo i ka ndarë me fansat momenten nga seti i xhirimeve, i cili po zhvillohet në Vankuver të Kanadasë, transmeton Top Channel. Një miqësi e fortë duket se ka lindur në “Fifty Shades Darker”, ku Dakota Johnson në rolin e protagonistes Anastasia Steele dhe Rita janë kthyer në mikesha mjaft të mira. Filmi, i cili dominohet nga skena erotike, do të vijojë të ketë të njëjtët personazhe, edhe pse Jamie Dornan në rolin e Christian Grayt mori kritika jo të pakta. Librat e autores britanike kanë thyer çdo pritshmëri, teksa numërojnë më shumë se 100 milionë kopje të shitura në të gjithë botën. Edhe filmi i radhës pritet që të jetë një sukses i madh.

rita1

rita2

rita3

 

Të këshilluara

"Arian Çani pati një aksident me makinë..."

Me një lajm jo shumë të këndshëm e nisi mbrëmjen gjysmëfinale të YFSF, Alketa Vejsiu. Teksa përshëndeti panelin e jurisë, moderatorja e spektaklit të imitimeve ...

18:54

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI