Eventi i përvitshëm amfAR që u mbajt gjatë javës së filmit në Kanë, mblodhi në rivierën franceze si asnjëherë më parë, dhjetra personazhe shqiptarë të cilët, me sa duket nuk kaluan pa rënë në sy! Këtë fakt, e ka konfirmuar dhe modelja Angela Martini e cila në një intervistë për “Prive”, ironizoi shfaqjen e shqiptarëve, në organizimin që mbledh fonde për luftën kundër “AIDS”.
“Kur kam shku n’amfAR tan’ shqiptart kanë kenë aty, jam shokuar. Shoqëria ime më tha; a është amfAR a është ndonjë darkë shqiptarësh këtu”, tregon si me humor, bukuroshja shkodrane.
Krahas, Aurela Hoxhës, Endrit Mertirit, etj, Bleona ishte ajo që mori me vete trupën e baletit për të performuar në një nga mbrëmjet e organizuara atje. Por, gjithashtu ata u panë të gjithë bashkë dhe në ambientet e VIP-ave. Nuk dihet nëse reagimi i Angelës i referohet ndonjë sjellje të ccuditshme që asaj i ka bërë kaq shumë përshtypje?