Flash

Kel Demi komenton Lepurushen, Kristi Pinderi: Nuk ta pres unë bibilushin, mjafton Mesila për atë punë

Lapsi.al 7 May 2016
Kel Demi komenton Lepurushen, Kristi Pinderi: Nuk ta pres unë bibilushin,

Shfaqja e transgjinorit "Lepurushe" në emisionin e Arian Çanit ka ngjallur komente dhe kritika të ndryshme në mediat sociale. Ndahen në radikalë dhe të tjerë që i lejojnë vetes analiza të thella.

Pak a shumë një reagim profesional është përpjekur të bëjë dhe gazetari Enkel Demi. Është marrë me gjendjen psikologjike të një 19-vjeçari që dashje pa dashje, iu shfaq publikut shqiptar nga halli.

Lepurushja kërkoi ndihmë monetare për të nisur ndryshimin e seksit, nga mashkull në femër dhe siç mund të imagjinohet, për shkak të "coming out", ajo dukej si e hutuar.

Në "Zonë e Lirë" dolën dhe drejtuesit e shoqatës "LGBT", Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi, të cilët shpjeguan nevojat dhe gjendjen e komunitetit.

Por, me sa duket gjithë "show" nuk i ka ngjitur gazetarit të TVSH-së i cili komenton intervistën, reagimet dhe pozicionin e Çanit përballë të ftuarve.

"Kur Kristi të pret bibilushin

E di që do të nisë sërish kjo polemika e homofobisë, do të më vënë etiketa, meqë nuk i braktisim dot përcaktorët në mënyrën tonë të komunikimit. Megjithatë, kam vënë ndërgjegjen në paqe dhe nuk do përpiqem më t’i mbush mendjen kujt nëse jam kundër homoseksualëve, pasi as jam, as kam qenë, as do të jem. Nuk mund të vihem kurrë kundër një qenie njerëzore sidoqë vlerat morale dhe identifikuese të saj rrjedhin nga homoseksualiteti. Gjithsesi, në mbrëmjen e dytë të së premtes pashë në studion e Arian Çanit një të ri/të re që kishte dalë në shesh për të kërkuar ndihmë në të holla për të këmbyer seksin. Ariani, i cili e ka zakon mos të fshihet pas gishtit e shpjegoi më copë këtë punë, tek tha se kërkon dy mijë euro që të presë bibilushin.

Për hir të punës, kërshërisë, pse jo dhe çudisë e ndoqa këtë njeri që u përgjigjej pyetjeve të gazetarit. Mendohej gjatë për të thënë një “po” ose “jo”. Nuk kuptonte shumë gjëra të thjeshta, madje u bë lëmsh për punën e menstruacioneve. Edhe Ariani, i cili është më mendjehapur për kësi punësh nga të gjithë ne të tjerët tok, u vu në hall si t’i drejtohej në gjininë femërore apo mashkullore. Edhe unë jam në të njëjtin hall, sepse ku i dihet shkel në sinore të gabuara që bëjnë me nerva Kristin.

Meqë ra fjala ai dhe Xheni u shfaqën në studio duke e vënë në mes zbulimin e tyre, madje shpjeguan se si rritet gjoksi me hormone, pasi vetë Ariani na shpjegoi më mirë se doktor Halimi që vagina artificiale është krejt perfekte, thua e ka studiuar në librin e Diturisë së Natyrës.

Tani, pse po bëhem i gjallë unë sërish për një çështje të këtillë? Në radhë të parë më ngjau që djalvajza u trajtua si objekt, pak a shumë si ato modelet anatomike prej allçie në orën e biologjisë (qofsha gabim, se atë debatin për homodhjaksitetin nuk e honeps dot). Në radhë të dytë djalvajza me atë çka rrëfeu, me aq sa unë modestisht kam dije, ndoshta më shumë se operacionin e ndërrimit seksual, më parë ka nevojë për një trajtim psikik. Mund të jetë një njeri që ka nevojë për tjetër lloj ndihme, sepse shumë shpesh gjatë bisedës kishte hone përhumbje, të cilat krijonin shqetësim. Natyrisht, një mjek këtë mund ta vlerësojë shumë më mirë se unë që po e shihja dhe Kristi që shpjegonte kurat me hormone. Kudo në botë këto raste para se t’i trajtojnë me bisturi, i trajtojnë psikikisht. Dhe në radhë të tretë më vjen të bëj pyetjen: Mos vallë Arian Çani është homofob? Ai nuk e puthi djalvajzën në buzë si bën zakonisht me mysafiret e tjera që bëjnë fëq-fëq nga botoksi. Arian Çanit i erdhi krupë?", shkruan Enkel Demi.

Këtë analizë, Pinderi i cili ka pasur edhe në të shkuarën përplasje për këtë temë, e ka komentuar: "Kel Demi paska shkruar prape dhe nga titulli mu duk sikur e kishte kapur frika mos i pres une bibilushin (sikur s'mjafton Mesila per ate pune :) ) po ne fakt kishte shkruar disa gjera me mend. 40-45 perqind dakort me homodhjaksin, erdhi kjo dite pra. Edhe pak dhe do behet #homofans".

Të këshilluara

"Huqet" bëjnë bashkë Luanën me Edi Ramën

Një takim rastosor me kryeministrin duket se i shpërqëndroi fokusin prezantueses seksi. Luana shkoi në Ibë për premierën e shfaqjes "Të gjithë me huqe", por kur...

11:01

A e kërcënuan Xhesika Ndojën?

Shumë u thanë, por më tepër u pa. Një shkëmbim rruge në plazh kur Kryetari i Kuvendit po futej në lokal dhe Xhesika ndiqte vajzën nga pas, u komentua si takim. ...

10:28

Greta Koçi i hidhet në qafë Sali Berishës

Duket se këngëtarja Greta Koçi nuk do të heqë dorë aq kollaj nga Partia Demokratike. Ndonëse ajo ka deklaruar se tashmë do të merret vetëm me muzikë, sërish e...

17:48

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI