Flash

Deklaroi se kishte bërë seks me deputeten, kërcënohet modeli shqiptar?

Lapsi.al 7 May 2016
Deklaroi se kishte bërë seks me deputeten, kërcënohet modeli

Alesio Aliaj është një nga meshkujt më joshës të showbiz. I njohur si model dhe organizator eventesh për shumë emra VIP, Alesio e ka shfrytëzuar famën edhe për lidhjet e tij të shumta me femrat, më së shumti me një deklaratë për një lidhje të tij me një deputete nga Veriu i Shqipërisë.

"Emrat e femrave me të cilat shkoj në shtrat i harroj gjithmonë në orën 1 të natës”, shprehet Alesio për “Bluetooth”, ndërsa tregon se për të pak rëndësi ka statusi, puna apo profesioni i femrave që i afrohen. Ndonëse ky fakt duket si një klishe i donzhuanëve, Alesio rrëfen se nuk është aspak i tillë. “Natën me një femër nuk e shoh thjesht si një proces seksi. Çdo raport e ka edhe pjesën e romancës”, tregon modeli. I pyetur nëse përvojat e tij me politikanet kanë qenë më romantike se sa të tjerat dhe nëse deputetja me të cilën ka fjetur ka qenë e ndjeshme, ai thotë se, “normalisht është romantike, duke qenë se pas seksit janë përkëdhelitë, përqafimet, të cilat nuk mund t’i bësh nëse personi tjetër është i ftohtë. Por, nuk ka qenë ky rasti.

Sigurisht që ka ekzistuar edhe pjesa romantike”. Por, a janë frikësuar politikanet shqiptare nga deklaratat e modelit dhe a e kanë kërcënuar të heshtë? Alesio përgjigjet se, menjëherë pas intervistave është larguar nga Shqipëria dhe nuk ka pasur më asnjë kontakt. “Kam qëndruar për një muaj në Miami dhe tani jam në Australi. Nuk kam pasur kontakte dhe të jem i sinqertë as e kam hapur telefonin për shkak të punëve të shumta. Gjithsesi nuk kam marrë kërcënime dhe nuk besoj të marr”, ka thënë ai për Bluetooth.

Megjithatë, të jesh një djalë i adhuruar nga femrat ka sigurisht shumë anë pozitive, por kjo medalje ka edhe anën e saj të errët. “Më ka përndjekur një femër”, tregon Alesio, teksa e konsideron si një nga situatat më të vështira që ka kaluar ndonjëherë me një vajzë. “Në fillim e pëlqeja unë, por më pas ajo u bë aq posesive, xheloze dhe vazhdonte të më përndiqte me letra, telefonata, pa pushim. Ishte e çmendur dhe u bë situatë e padurueshme”, rrëfen modeli.

Të këshilluara

Greta Koçi i hidhet në qafë Sali Berishës

Duket se këngëtarja Greta Koçi nuk do të heqë dorë aq kollaj nga Partia Demokratike. Ndonëse ajo ka deklaruar se tashmë do të merret vetëm me muzikë, sërish e...

17:48

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI