Flash

Drama e artistëve: E vetmja shpresë, largimi nga mëmëdheu

Lapsi.al 3 May 2016
Drama e artistëve: E vetmja shpresë, largimi nga mëmëdheu

Sikur mos mjaftonin shifrat alarmante që vendet e Bashkimit Europian raportojnë për shqiptarët azilkërkues, largimi nga vendi po artikulohet si e vetmja zgjidhje edhe nga njerëz me njëfarë influence në publik. Kështu, dy personazhe që frymëzojnë fansa nga skena, kanë dhënë mesazhe tronditëse në lidhje me braktisjen e jetesës në Shqipëri.

Julian Deda, aktori i humorit i cili prej disa vitesh kryeson në spektaklin “Apartamenti 2XL”, ka lëshuar një deklaratë të shkurtër por tejet shqetësuese. “Ai momenti kur perfundimisht ke kuptuar se e vetmja zgjidhje per ta ndryshuar kete vend eshte shkopi magjik, perndryshe shpresat jane aq te pakta, sa fillon ta mendosh shume seriozisht largimin nga memedheu.”, shkruan më seriozisht se kurrë në facebook, shkodrani.

Nga ana tjetër, reperi Stresi i ka dhënë lamtumirën Shqipërisë me një mesazh të ndjerë, por pa shpjeguar arsyet e largimit:

“Dhe vjen një nga ato momete kur merr atë vendim të menduar prej kohësh, dëshirë është bërë diçka tjetër krejt ndryshe muzikës, larg botës mediatike e rrjeteve sociale! Kemi kaluar së bashku 8 vite të mrekullueshme, ishte një pasion, ëndërr e imja që doja të realizoja dhe përjetova intensivisht falë jush. Nuk kam asnjë lloj pendimi, përkundrazi gjëra të reja e aventura të tjera na presin!

Për asnjë moment s’do resht se falenderuari ju që më mbështetet më ndoqët e ndatë emocione ,dashuri, më qëndruat pranë e me motivuat në ditët më të mira e ato më pak të mira, më qëndruat besnik ajo që për mua është primarja në jetë!

Dua të falenderoj me zemër Lokun Flori Mumajesin, faleminderit që ishe pjesë e kësaj ëndrre të bukur e s’reshte besuari në mua e m’i le gjithnjë dyert hapur! Faleminderit të gjithë stafit Threedots atyre kolegëve që bashkëpunuam bashkë atyre që ndamë fitore, atyre që hëngra e piva e ndamë edhe centet e fundit së bashku ! Falenderoj familjen time që më suportoj në çdo vendim timin! Ëndrra vazhdon Love & Peace krejtëve ! Bad boy for life Stresi-Stresinjo.” 

Të këshilluara

Era Rusi fitoi kupën për shkak të b*thës

Votimi përfundimtar i kolegëve dhe jurisë klasifikoi të parën këtë mbrëmje këngëtaren e cila imitoi reperen Nicki Minaj. Era Rusi e shprehu sikletin që kishte p...

20:03

Çfarë i ka ndodhur gjoksit të Sarës

Krijimet latex po preferohen gjithnjë e më shumë nga fashionistat. E duket se këtë trend po ndjek dhe trashëgimtarja Sara Hoxha, e cila së fundi, shihet elegant...

12:52

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI