Flash

Çfarë thoshte dikur Sophie për ngacmimet e Çanit

Lapsi.al 24 April 2016
Çfarë thoshte dikur Sophie për ngacmimet e Çanit

Romina Alku e cila u punësua gati 9 vite më parë në emisionin “Zonë e Lirë” kur ai transmetohej në Vizion Plus, është pyetur në të shkuarën në lidhje me marrëdhënien e saj me gazetarin Arian Çani. Në një intervistë të vitit 2012, bjondja e qeshur tregonte se kishte konfidencë me eprorin e tij, shkruan lapsi.al. “Konfidencën do e klasifikoja si një ekuacion, por ndryshe nga ekuacionet kur emëruesit janë të panjohur, ekuacioni im i ka emëruesit të njohur: Korrektësi + Miqësi + Komunikim = Konfidencë…”, shprehej dikur Romina në lidhje me punën krah Çanit.

A është Arian Çani një shef i rreptë në punë?

Ariani nuk është thjesht një prezantues i paparë, por para së gjithash është një gazetar i mirëfilltë që di të pyesë. Ne jemi një staf i vogël në numër dhe gjithçka funksionon më së miri. Ariani nuk është aspak i rreptë. Do thoja që është njerëzor dhe korrekt me të gjithë ne.

Çani ka bërë disa herë batuta mbi fejesën tënde. Ti në të vërtetë je e fejuar?

Ariani llokumi me arra, llokumi pa arra. Batuta tipike alla Çani, e di pse? Për të mos na zënë syri keq… Do thoa e dashuroj të fejuarin tim. Përgjigja ime është Po!

Është kjo një pjesë e intervistës së Rominës 4 vite më parë, kur ajo rrëfente raportet mes saj dhe gazetarit i cili javën e kaluar kur Bleona ishte në studion e “Zonë e Lirë”, duket se e teproi me batutat nëse kishte fjetur ose jo me Sophie-n.

"Sophie, kemi fjet bashkë ne? Ë, unë s'mbaj mend", ishte batuta që duket se nervozoi të fejuarin e Rominës, i cili pati dhe debate me Çanin. Bukuroshja braktisi emisionin duke mbyllur kështu 9 vite karrierë si asistente në “Zonë e Lirë”. 

Të këshilluara

Zbulohet i dashuri i Viola Spiros

Prej kohësh mediat rozë diskutojnë lidhjen e bukuroshes Viola Spiro, me një mashkull "sekret" të cilin ish-velina e publikon në foto misterioze në IG. Por me s...

19:09

E premtja me birrë e ambasadorit gjerman

Helmut Hoffman duket më i qetë kohët e fundit teksa nuk i duhet më të (n)dalë me thirrje për shqiptarët, mos kërkojnë azil në Gjermani. Shifrat e eksodit drejt ...

22:05

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI