Flash

Zajmina tregon të vërtetën e denoncimit në polici

Lapsi.al 23 April 2016
Zajmina tregon të vërtetën e denoncimit në polici

Mediat shkruan pak ditë më parë se këngëtarja Zaimina Vasjari është nën hetim nga Policia, pas denoncimit që i është bërë nga një notere 39-vjeçare nga Tirana, e cila pretendon se i ka dëmtuar studion ligjore.

Burimet nga Policia njoftuan se është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës dosja me materialet hetimore ndaj Zajmina Ago Vasjarit, banuese në Tiranë, me arsim të lartë. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë natës, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e marrë me qira, rrjedhjet e ujit kanë dëmtuar studion ligjore në pronësi të Suela P., banuese në Tiranë”.

Në deklaratën e Policisë lidhur me procedimin penal, thuhet se më datë 19.04.2016 filloi procedimi penal në ngarkim të shtetases Z.V. E pyetur rreth kësaj çështjeje, vetë këngëtarja u shpreh se: ”Nuk kam qenë në ambientin tonë të biznesit kur ka ndodhur, por nga presioni i ujit janë çarë disa tuba, gjë që ende nuk e di me saktësi si, pasi nuk jemi në Tiranë dhe ende s’e kam parë. Babai ka qenë në ambient, dhe ka parë që ka rrjedhur uji një kat më poshtë. Di të them që tek ambienti ynë nuk ka pasur dëme, dhe as tek ambienti i zonjës poshtë nesh.

Vetëm pjesa e tavanit, për dëmtimin e të cilit i kemi çuar punëtorët që ta rregullojnë. Megjithatë, mund të them se nuk ishte faji i askujt, pasi janë gjëra që mund t’u ndodhin të gjithëve”, tha ajo. Procedimi ka filluar, pasi më datë 19.04.2016, rreth orës 08:00 është konstatuar se në ambientin e marrë me qira nga shtetasja S.P., që shërben si studio ligjore, në adresën bulevardi “Gjergj Fishta”, nga apartamenti i shtetases Z.V., ka shpërthyer uji duke dëmtuar studion ligjore, që ndodhet në katin e poshtëm.

U kryen të gjitha veprimet e para hetimore dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “shkatërrim i pronës” e parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal në ngarkim të të dyshuarës Z.V. Aktualisht artistja ndodhet jashtë vendit për koncerte, ndërkohë që ka njoftuar fansat se po përgatitet për hapjen e një biznesi të ri në Tiranë, detajet e të cilit i ka lënë ende enigmë./panorama plus

Të këshilluara

E premtja me birrë e ambasadorit gjerman

Helmut Hoffman duket më i qetë kohët e fundit teksa nuk i duhet më të (n)dalë me thirrje për shqiptarët, mos kërkojnë azil në Gjermani. Shifrat e eksodit drejt ...

22:05

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI