Në fakt duket si një ngjarje qesharake po t’i referohemi njoftimit të policisë, por përfundimi i hetimeve ndoshta do të nxjerrë në dritë ndonjë arsye më madhore, që do të justifikonte veprimin e komshes së saj, për ta paditur këngëtaren shqiptare.
Kështu, pas denoncimit në polici të një 39-vjeçareje me profesion notere, prokuroria ka nisur hetimet ndaj Zaimina Vasjarit, “për dëmtim prone”. Lapsi.al mësoi se bëhet fjalë për një tub uji i vendosur në apartamentin e Zaiminës, i cili për shkaqe ende të paqarta, ka pikuar në ambientet e studios ligjore në pronësi të Suela P.