Flash

“19 herë sex brenda natës me Noizyn”, flet adoleshentja

Lapsi.al 20 April 2016
“19 herë sex brenda natës me Noizyn”, flet adoleshentja

Ka qenë padyshim një nga lajmet që ka bërë më tepër bujë gjatë këtyre ditëve, e në fakt jeta personale e reperit të njohur shqiptar, Rigels Rajku, aka Noizy përbën gjithnjë kërshëri.

Para disa ditësh u publikuan nga faqja “Vipat e Bllokut” një sërë mesazhesh të shkëmbyera mes tij dhe balerinës Kristjana Saxobeat në Viber. Në një intervistë për gazetën Express, 18-vjeçarja rrëfen të vërtetën e mesazheve të publikuara, marrëdhënien e saj me reperin si dhe me meshkujt e tjerë të showbizit shqiptar.

Prej disa ditësh qarkullon një lajm, ose më saktë disa foto të një bisede në viber mes teje dhe Noizyt, si qëndron e vërteta e atyre mesazheve? 

Ato biseda kanë qenë thjesht biseda humori midis dy miqve, asgjë më shumë.

Si kanë rënë në dorë të faqes “Vipat e bllokut” këto mesazhe?

Nuk e di saktësisht ku i kanë marr këto mesazhe por që jam e sigurt nga ndonjë "shoqja" ime.

Mikeshat e tua kanë akses tek bisedat e tua private?

Jo, por para një viti që unë krijova miqësi me këngëtarin fillova duke bërë fotografi bisedave dhe i komentoja me shoqet me anë të viberit. Mirëpo pas një konflikti me Rigelsin, fillova të ruaja privatësinë time.

Cila është marrëdhënia jote me Noizyn?

Marrëdhëniet tona kanë qenë shoqërore, na ka lidh puna dhe asgjë më shumë.

Pate konflikt për punën me të?

Një bisedë të shkurtër ku dukej qartë që ishte i shqetësuar.

Sa i përket fotos në shtrat me Noizyn, e cila edhe ajo është komentuar çfarë do të thoje?

Ajo është fotomontazh.

Marrëdhënia juaj pas konfliktit që patët është mirë tani vijon të jeni miq?

Po, doja të thoja diçka të fundit. Më vjen shumë keq, që nga pakujdesia ime ndodhën këto. Për të qenë e drejtë ky është cënim privatësie dhe gjë që nuk ta fal kush, por ai është shumë njeri i mirë dhe nuk përkeqësoi gjendjen por ndenji në heshtje. I kërkoj falje publikisht për këtë që u krijua nga unë dhe pse pa dëshirën dhe dijeninë time.

Ai nuk është shprehur për këto mesazhe?

Nuk ka pse të komentoj mbi këtë. Mediat e kanë transformuar lajmin siç kanë dashur vet.

E ka cënuar kjo situatë miqësinë tuaj?

Po sigurisht, por do kalojë.

Për këtë fakt e keni pasur konfliktin?

Po, nuk mund ta quaj konflikt. Thjesht një dialog

Je diskutuar disa herë në lidhje me marrëdhëniet e tua me meshkuj të ndryshëm të showbizit si përshembull Robert Berisha përse mendon se vjen kjo?

Janë thjesht thashetheme përsa i përket lidhjeve të mia me meshkujt e showbizit. Nuk kam pas lidhje me asnjë personazh publik.

Në fakt ti je në një lidhje aktualisht? Cili është i dashuri yt?

Nuk kam asnjë lidhje momentalisht.

Ke ende foto dhe statuse me një djalë në Facebook është një histori që të dhemb akoma?

Përsa i përket djalit që kam në foton time të profilit, nuk dua të flas sepse më bën të ndihem shumë keq kur e kujtoj. Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen që kam për humbjen e tij.

Po karriera artistike si po ecën aktualisht?

Jam shumë e kënaqur, me çfarë kam arritur deri sot dhe do të arrijë akoma më shumë, sapo kam filluar.

Je shqetësuar nga këto lajme të publikuara nga portalet?

Nuk jam aspak e ndikuar nga këto lajme, janë thjesht thashetheme. Nuk më bëjnë përshtypje janë gjëra që priten.

Të këshilluara

Njihuni me Dhuratën

Së fundmi mediat rozë komentuan një episod jo të këndshëm që Eneda Tarifës i ndodhi gjatë një interviste n&eum...

13:38

Çfarë bëri këtë herë Joleza?

Kryetarja e FRESSh duket se ka lënë në rrenë produksionin e Vizion Plus të cilët e prisnin të shfaqej në skenën e show-t të humorit, "Apartamenti 2XL". Sipas as...

21:16

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI