Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Çfarë duhet të dini për spektaklin e ri “Your Face Sounds Familiar”

Lapsi.al 4 March 2016
Çfarë duhet të dini për spektaklin e ri “Your Face

Janë 7 artistët që do të ngjiten në skenën e “Your Face Sounds Familiar”, versioni shqiptar i spektaklit ku personazhe të njohur nga vendi, imitojnë ikona të skenës botërore të muzikës.

Lapsi.al mësoi se produksioni më i ri i Tv Klan, ka vendosur që premiera e serisë së parë të shfaqet për publikun ‘live’ mbrëmjen e së hënës, më 14 mars.

Një skenë krejtësisht e re, më e madhe dhe me efekte speciale, do të ndihmojë në atmosferën e cila, i do afruar sa më shumë interpretimeve që kemi parë nga origjinali.

Por, sfida më e madhe e këtij formati mbetet transformimi i pamjes së jashtme që personazhet shqiptarë duhet t’i nënshtrohen, për të qenë një kopje reale e yjeve të muzikës botërore. Maskimi me grim e paruke duket si një nga vështirësitë më të mëdha, që titulli “fytyra jote më duket e parë”, të godasë në publik.

Jo vetëm ‘look’-u, por edhe zëri është një domosdosdoshmëri në këtë spektakël imitimesh. Pavarësisht të gjithave, kjo pjesë duket e zgjidhur, përderi sa vokalet e këngëtarëve janë regjistruar më parë në studio, ndoshta duke u modifikuar me efekte…

Kështu, këngëtarët; Anxhela Peristeri, Rozana Radi, Era Rusi, Kastro Zizo, Adelina Tahiri, Endri Prifti, Besnik Qaka (Nrg Band), do duhet t’i provojnë vetes, se sa të aftë janë për t’u futur nën lëkurën e të famshëmve si; Britney Spears, Lady Gaga, Amy Winehouse, Pavarotti, Michael Jackson etj.

Krahas performancave skenike, një zgjedhje e fortë që duket se do t’i shtojë pikë spektaklit, është juria. Arian Çani, Bleona dhe Frederik Ndoci, janë tre figura, njëri më kontravers se tjetri, të cilët do të vlerësojnë punën javore të konkurentëve. Bashkë me pikët e jurisë, artistët do të votojnë për kolegët rivalë dhe kështu në fund të mbrëmjes, do të dalë një fitues.

Versioni origjinal i spektaklit “Your Face Sounds Familiar” vë në garë këngëtarët, të cilët luftojnë për një kauzë bamirësie. Paratë që ata fitojnë nga çmimi, shkojnë për çështjen që artistët kanë marrë përsipër të përfaqësojnë. 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI