Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Eneda Tarifa nën akuzë për homofobi

Lapsi.al 28 December 2015
Eneda Tarifa nën akuzë për homofobi

Kanë shpërthyer nga të gjitha anët kritikat për Eneda Tarifën, fituesen e Festivalit të 54 të Këngës në RTSH. Kristi Pinderi, në një e-mail të shpërndarë në redaksi të ndryshme të lajmeve, thotë se Eneda Tarifa, që një vit më parë “ishte e shqetësuar për identitetin gjinor e orientimin seksual te këngëtares austriake Conchitta, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong, një event ku diskriminimi për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor nuk shihet me sy të mirë”. Pinderi kujton edhe reagimin që pati Tarifa kur Eurosong u fitua nga Conchitta: “Ky na qënka Eurosong-u hahahaha. Ku po shkojmë… Ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?” – citon ai fituesen e Festivalit të RTSH. Pinderi vijon me tej: “Kur aktivistët për të drejtat e LGBT e kritikuan si homofobe, ajo u përgjigj se nuk dinte madje si t’ia shpjegonte fëmijës se çfarë është Conchita. Madje shkoi deri atje sa të shprehej se “Brenda festivaleve si ky në fjalë (Eurosong) lobohet ne grupime të përkatësisë seksuale”. Sipas Pinderit, një përfaqësues i LGBT, “Festivali Europian ku Eneda do të përfaqësojë Shqipërinë nuk është edhe aq shumë i respektuar nga ajo”. Tashmë Tarifa do të ngjitet vetë në skenën e Eurosong, natyrisht jo për të thënë se çfarë mendon ajo për homoseksualët, biseksualët apo transgjinorët, por për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën që i dha çmimin fitues në Festivalin e RTSH –së. / Lapsi.al 

Të këshilluara

Ermal Hasimja në majat e Kilimanxharos

Ermal Hasimja nuk ndaka me Gjergj Bojaxhiun vetëm idetë politike, por edhe pasionin për lartësitë. Ai ka postuar në Facebook një foto të tij ku duket në lartësi...

23:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI