Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Këngëtarët milionerë nga koncertet, paguhen deri 20 mijë euro nata

Lapsi.al 12 December 2015
Këngëtarët milionerë nga koncertet, paguhen deri 20

Nata e Vitit të Ri mban rekord në pagesën e këngëtarëve shqiptarë të cilët suksesin e tyre tashmë e masin me shifrat e larta që pronarët e lokaleve paguajnë për mbrëmjet që organizojnë.

Në listën e pagesave të fundvitit, botuar nga "Panorama Plus" është befasuese kërkesa për reperët si dhe këngëtarët e reja të muzikës, që brenda pak kohësh kanë rritur çmimin e performancave të tyre.

Sipas burimeve del që reperi Noizy, i cili do të këndojë në Tiranë, e ka të rezervuar dhe do të paguhet jo më pak se 20 mijë euro në natën e ndërrimit të viteve. Ndërsa kur bëhet fjalë për të kënduar live, një tjetër artist shumë i kërkuar është edhe Sinan Vllasaliu. Mësohet se ai në datën e parë të Vitit të Ri do të fitojë vetëm për një natë 12 mijë euro, në Schlieren, në Zurich të Zvicrës, ku është i ftuar në një prej koncerteve më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë të fundvitit. Po në këtë koncert do të jetë edhe një tjetër artiste e kërkuar, siç është Gjyste Vulaj, e cila në dy ditët e para të vitit do të fitojë 20 mijë euro.

Në mesin e atyre më të paguarve është edhe këngëtari Gena, me 12 mijë euro për natën e Vitit të Ri, e po me këtë shifër edhe Rovena Stefa, e cila do të jetë në Amerikë me një marrëveshje që ka bërë. Në Amerikë mësohet se do të jetë edhe artistja Artjola Toska, e cila hyn në kalibrin e këngëtarevë më të kërkuara, apo reperi Gold Ag që për herë të parë do të këndojnë për shqiptarët në Amerikë. Flitet se shuma që do të fitojë për një natë mund të jetë 10 mijë euro.

Po ashtu edhe këngëtarja Enca Haxhiaj ka çmimin e saj për fundvitin. Mësohet se do të ejtë në ndërrimine viteve në Zurixh dhe do fitojë jo më pak se 10 mijë euro.

Shumë të kërkuar janë edhe këngëtarët Sinan Hoxha, Ermal Fejzullahu, Meda apo Genta Ismajli e cila nuk e ka ende të qartë se ku do të këndojë pasi ka shumë kërkesa për koncerte në Europë. Një shifër të madhe do të ketë edhe për këngëtarin Labinot Tahiri që për tri netë thuhet se do të paguhet jo më pak se 40 mijë euro.

LISTA E PAGESAVE

1- Noizy: 20 mijë euro

2- Sinan Vllasaliu: 12 mijë euro

3- Gjyste Vulaj (2 ditë): 20 mijë euro

4- Labinot Tahiri (3 netë): 40 mijë euro

5- Rovena Stefa: 12 mijë euro

6- Gena: 12 mijë euro

7- Enca Haxhia: 10 mijë euro

8- Gold Ag: 10 mijë euro

Të këshilluara

Revoltohet Noizy: Buzët s'i kam operacion

Reperi Noizy ka reaguar në lidhje me fotot e komentuara si ndryshim, para dhe pas operacioneve. Sipas një shkrimi të Revistës Story, mes këngëtarëve të tjerë, N...

13:56

Buzët shpërthyese të Era Istrefit

Këngëtarja e cila gjatë këtij viti pati 'boom'-in artistik, duket se e ka ekzagjëruar me ndërhyrjet estetike në portret. 20-vjeçarja nga Prishtina është shfaqur...

15:05

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI