Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Sadije Berisha kërkon aleancë me Arminën, kundër Shkëlzenit?

Lapsi.al 30 November 2015
Sadije Berisha kërkon aleancë me Arminën, kundër

Qëndrimet e ish-partneres së Shkëlzen Berishës kundër bukuroshes Armina Mevlani kanë qenë të ashpra dhe shpesh herë thumbuese. Sadije Berisha e cila prej më shumë se një viti është rikthyer në Suedi, duket se shpirtërisht rri me kokën pas, në Shqipëri, tek tradhëtia e babait të fëmijëve të saj. Ndaj, sulmet për 24-vjeçaren që është krah Shkëlzenit momentalisht, i vazhdon sistematikisht, si macja me miun.

Por, e veçanta e reagimit të fundit të Sadijes që duket se i përgjigjet fotos së Arminës 19-vjeçare me balluke, është njëlloj aleance mes femrash, që duket se Sadija i kërkon Arminës, kësaj here kundër Shkëlzenit! Kujtojmë se, në përplasjet publike mes femrash të cilat janë intensifikuar së fundi, mashkulli i kësaj tresheje nuk ka reaguar në asnjë rast. Sadija nga ana e saj, edhe këtë herë fajin ia vë Arminës, duke i kursyer përgjegjësinë atij që sipas saj, e tradhëtoi.

Lexoni më poshtë si po e përjeton Sadije Berisha ndryshimin në look të Arminës, që prej shumë, u komentua si kopje e saj. Por, Armina tregoi se modelit me balluke iu rikthye pasi i ka pasur që adoleshente:

"Vajza adoleshente 19-vjeçare kanë “ambicie” të bëhen dashnore burrash të martuar me fëmijë dhe disa i nisin karrierat e tyre si “vajza apo gruaja tjetër” më e re se ajo.

Ky është një problem i trishtë dhe i përbashkët ndërmjet vajzave të reja në vende ish-komuniste si Shqipëria, Rumania etj.

Burra me para dhe/ose pushtet shpesh përfitojnë nga vajza të reja që jetojnë në varfëri duke iu ofruar atyre një javë me udhëtime fund-javash nëpër hotele luksi në vende të cilat ato mund t’i shohin vetëm nëpër filma ose t’i ëndërrojnë.

Dhurata të shtrenjta, veshje stilistësh i bëjnë ato për t’u patur zili nga ato që kanë “më pak fat” në lagjen e tyre.

Fatkeqësisht ato e shohin veten madje si modele frymëzuese për vajzat e varfëra që shpresojnë të njëjtën “jetë tradhëtare” ku princi i martuar, që nget Mercedesin e tij, i merr ato me vete në një jetë me bollëk shoppingu, dhe para të pakufizuara për dashnoret adoleshente. Kjo është “ambicia” më e varfër e vajzave të reja.

Burra të tillë zakonisht kanë 2,3 ose më shumë vajza të reja në shërbimin e tyre dhe ndihen si mbretër të botës.

Gratë zakonisht janë të detyruara ta pranojnë me dhimbje abuzimin/tradhëtinë dhe të kujdesen për fëmijët që shpesh neglizhohen nga mungesa e një babai tepër të zënë.

Gratë dhe fëmijët e tyre e vuajnë shpesh të gjithë këtë në heshtje duke qenë se divorci është rrallëherë një opsion për një grua shqiptare.

Një grua e divorcuar gëzon një status tepër të ulët dhe konsiderohet si “mall i përdorur” jo shumë e dëshirueshme në tregun e beqarëve në një botë të drejtuar nga burrat dhe nevojat e tyre egoiste.

Unë e kuptoj se kur je i varfër bën atë që do të bësh më mirë me shpresën për një jetë më të mirë. Unë nuk jam duke i gjykuar vajzat e reja të varfra në vendet ish-komuniste, unë isha me fat që nuk isha kurrë vajza e varfër që duhet të shisja veten ose të kisha ndonjë ambicje për të qenë dashnorja e re e ndonjë burri.

Por unë e kuptoj që varfëria mund të krijojë situata të tilla dhe disa prindër madje i inkurajojnë fëmijët e tyre me shpresën e një jete më të mirë.

Unë shpresoj ta mësoj time bijë të vlerësojë veten, t’i vendosë ambicjet e saj shumë më larg se të qenit dashnorja e një burri të martuar më shpresën se ai ka shumë para e lidhje për të hapur dyert.

Unë dua që ajo t’i hapë vetë dyert e saj.

Të respektojë veten dhe gratë e tjera.

Të jetë mjaftueshëm ambicioze për të qenë një model i mirë për vajzat e reja dhe t’i mësojë ato se si të arrijnë suksesin me forcat e tyre jo përmes dikutj tjetër në këmbim të seksit.

Zemra ime u perket atyre grave të negluzhiara dhe fëmijëve të tyre, të detyruar të jetojnë në burgun e një martese të abuzuar kështu.

Kjo botë është krijuar nga një vëllazëri burrash.

Ky është bashkimi i femrave?

Përse gratë nuk i japin fund konkurrencës me njëra tjetërën dhe të qëndrojnë së bashku kundër abuzimit?"

Të këshilluara

Beteja në distancë/Armina bëhet si Sadija

Armina Mevlani ka paraqitur look-un e saj të ri dhe thotë se është një stil flokësh francez i viteve ’70. Çuditërisht modeli i ri i flokëve të saj, ngjan me at...

04:05

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI