Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

John Newman: Rakia shqiptare e fortë si karburant avionësh

Lapsi.al 30 November 2015
John Newman: Rakia shqiptare e fortë si karburant avionësh

Këngëtari i famshëm John Newman ishtë mbrëmë në Tiranë, ku ka performuar para publikut shqiptar. 25-vjeçari që kryeson top listat britanike, pak përpara se të këndonte “Love me again”, apo hite të tjera në sheshin “Skënderbej”, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Select” në Top Channel ku ka rrëfyer jo vetëm për jetën e tij profesionale por edhe atë private.

Pas pritjes se ngrohte që i eshte bere ne Shqipëri, John ka provuar pijen alkolike tradicionale të shqiptarëve ‘rakinë’ të cilën ia ka ofruar stafi i emisionit. Gota e parë i është dukur shume e fortë këngëtarit.

“Duket si karburant aeroplanësh. Vendoseni në aeroplanë” : është shprehur ai duke qeshur. Gjithsesi ai bashkë me bandën e tij e konsumuan të gjithë shishen gjatë natës së bardhë.

Ndër të tjera John ka treguar se nuk ka pasur një jetë të lehtë gjatë fëmijërisë së tij. Ai ka jetuar në një lagje të varfër dhe i është dashur ta shtyjë ditën me 1 dollar.

“Dështova të bëhem mekanik. Po punoj për albumin e radhës. Jam në kërkim të përsosmërisë. Dua që albumi im i tretë të jetë më i miri. Kam mësuar shumë nga albumi im i dytë, pashë tek ai çfarë shkoi dhe ku gabova, ndaj dua shumë që muzika që do të bëj nesër të jetë edhe më e mirë”, vazhdoi Newman.

Jeta  e tij sot ka ndryshuar katërcipërisht. Ai është një nga këngëtarët më të suksesshëm britanikë, me axhendë të ngjeshur e me ambicje të mëdha për të ardhmen.

John Newman ka treguar se është fans i Beyonce-s, i pëlqen fuqia e DIVA-s që ka në skenë, e njëkohësisht pëlqen edhe Adele e Amy Winehouse.

Ndërkohë ylli i muzikës britanike ka rrëfyer se për Vitin e Ri do sjellë këngë të reja dhe disa bashkëpunime interesante.

“Po punoj me artistë të tjerë për t’i zhvilluar, kam hapur shtëpinë time diskografike dhe po mendoj edhe për aktrimin”./Who/

Të këshilluara

Beteja në distancë/Armina bëhet si Sadija

Armina Mevlani ka paraqitur look-un e saj të ri dhe thotë se është një stil flokësh francez i viteve ’70. Çuditërisht modeli i ri i flokëve të saj, ngjan me at...

04:05

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI