Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

“Të du!”, Ja pse Flori mund t’ia ketë dedikuar Elvanës këngën e fundit

Lapsi.al 18 November 2015
“Të du!”, Ja pse Flori mund t’ia ketë dedikuar

“Me fjalë të vogla”, kënga që riktheu mes kolegësh në një garë festivali Flori Mumajesin, mund të jetë një dedikim dashurie për Elvana Gjatën! Pas publikimit javën e shkuar në “E diela Shqiptare”, kantautori nuk bëri ndonjë koment që mund të ngjallte dyshime mbi atë që e frymëzoi për t’i dërguar mesazhin e ndjerë përmes këngës. Por, “sekretin” duket se e ka zbuluar vetë “muza”, Elvana Gjata, e cila në një video të postuar në ‘snapchat’, ka zgjedhur 4 sekondat vendimtare të këngës, ku dëgjohet: “Të du!”.  

Lajmi i rikthimit të Flori Mumajesit në “Kënga Magjike” pas 6 vitesh u analizua gjatë në mediat rozë. Vetë kantautori ia adresoi fansave, si dëshirë të tyre për ta parë dhe një herë në atë skenë, si dikur. 

Krijimi RnB, “Me fjalë të vogla”, është një këngë e thjeshtë, ndoshta më “seriozja” që Flori ka kënduar kohët e fundit vetë. Zhargoni në “kosovarçe” duket se i ka ngjitur 33-vjeçarit dhe tashmë nuk mund ta shmangë. Por, ajo që të bën përshtypje teksa i hedh një sy tekstit të këngës, janë vargjet e kantautorit që nuk të lënë të kuptosh, i drejtohen një femre apo një mashkulli? Gjë kjo, e zgjedhur ndoshta me kast; që nëpër rreshta, të gjejnë veten të dyja gjinitë!  

 

Me fjalë të vogla

Po pres...

me ma thonë nje fjalë
Me ma shkrujt një tekst
Gabimisht me ma dërgu 
Me gjet pretekst
Kur e ke ti një arsye të vërtetë
Se për ty nga ana tjetër dikush pret
Me ia thonë diçka 
sado e ftohtë të jetë
S'do mërzitem duke prit 
Sa frymë te kem
Të betohem s'do shkaktoj
Asnjë problem

Me fjalë të vogla t'kom dasht
Me fjalë të vogla të du 
Por jetën time për ty
Un jom gati me rreziku

Me fjalë të vogla t'kom dasht
Me fjalë të vogla të du 
Por jetën time për ty
Un jom gati me rreziku

Po pres...
Të më thuash 
Sot sesi je vesh
A mi sheh fotografitë ndonjëherë
Kur mërzitesh në mëndje kush të vjen

Kur dëgjon muzikë 
cilën këngë pëlqen
Lumturinë dhe motivin ku e gjen
Një përgjigje po kërkoj 
Përse s'ma kthen
Të betohem s'do shkaktoj 
Asnjë problem

Me fjalë të vogla t'kom dasht
Me fjalë të vogla të du 
Por jetën time për ty
Un jom gati me rreziku

Me fjalë të vogla ,të du
Për ty ,unë jam gati me rreziku

 

Të këshilluara

Blerim Destani refuzon Arbana Osmanin

Lajmi se Blerim Destani do të ishte pjesëmarrës në emisionin e ri të Top Channel, "Në 1 javë", u shpërnda me shpejtësi nga stafi i programit drejtuar nga Arbana...

12:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI