Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

1 vit pa Dr.Florin, bashkëshortja: “Flori, kur flenë fëmijët, jam me ty sepse ti je ëndrra ime e çdo nate”

Lapsi.al 17 November 2015
1 vit pa Dr.Florin, bashkëshortja: “Flori, kur flenë

Sot është mbushur plot një vit nga ndarja e parakohëshme nga jeta e kantautorit të njohur të muzikës shqiptare, Dr Flori. Të shumtë kanë qenë miqtë e bashkëpunëtorët, të cilët vazhdojnë kujtojnë momente e kohë të bukura që kaluan me njëri-tjetrin. Por, mesazhi më prekës, ai që të bën të reflektosh, është dedikimi i bashkëshortes së të ndjerit, Blerinës, e cila rrëfen përjetimet e familjes së saj pas mungesës për fëmijët, e të atit.

“Sot u bë një vit i plot pa ty, pa gjënë më të çmuar të jetës sime, kam mbetur ende tek 17 nëntori i një viti më parë ku nuk mund të besoja se tashmë do të më duhej të ecja e vetme në udhëtimin që nisëm bashkë.

“Flori na ka marrë malli të gjithve për ty. Kaltrina përpiqet të jetë e përmbajtur se ka hallin tim , përpiqet të fshehë gjthçka që ndodh brenda saj, por ka ditë që shpërthen në lot dhe unë e lë të qajë dhe i bashkohem fshehurazi lotëve të saj. Ishte shumë e vogël për të patur një mungesë kaq të madhe Flori. Por ndihet krenare kur flitet për ty”.

“Danieli të përqafon. Po ,po , merr fotografinë tënde dhe i flet asaj. Po përpiqem ta dëshifroj dhe me duket sikur të pyet …pse…pse…pse…

Pse s’mund të luajmë bashkë, pse nuk ece dhe pak kohë mbi tokë dhe unë do të isha një arsye më shumë për të vazhduar udhëtimin bashkë me mamin… Flori, ti thjesht mungon fizikisht sepse unë sërish flas me ty thuajse gjithë ditën, dhe kur flenë fëmijët, jam sërish me ty sepse ti je ëndrra ime e çdo nate, pastaj zgjohem me ty dhe kështu përseritet çdo ditë. Ndryshimi i vetëm është se fëmijet po rriten dhe bashkë me to mungesa jote.

Flori ju mungon të gjithve, mamit, babit, Albanit, Ides…

Të duam shumë shumë

Blerina, Kaltrina, Danieli”

Të këshilluara

Ledioni lyen flokët, reagon Sara Hoxha

Një ndryshim të papritur ka pësuar në look prezantuesi i Top Channel. Duke iu rikthyer eksperimenteve me flokët, Ledion Liço, e ka lyer kokën e verdhë. Transfor...

18:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI