As këtë të hënë momentet pikante nuk munguan në spektaklin “Dance With Me”. Pas kërcimit latino-amerikan që çifti Viola Spiro dhe Drini Zeqo interpretuan, Robert Aliajt nuk i shpëtoi rasti të kapej me ish-velinën, të cilës iu drejtua: “Ka disa njerëz që vuajnë nga kompleksi i trangullit në gojë dhe ti dukesh një nga ata që e rrotullojnë në gojë”. Kjo shprehje e anëtarit të jurisë nuk i bëri aspak përshtypje bjondes simpatike e cila tha se ai nuk do arrinte t’i hiqte buzëqeshjen, pasi ajo ka vajtur në atë spektakël për t’u argëtuar.